Raporti ndaj Spahiut, mazhoranca e “merr me ngut”

Pas përpilimit, raporti do t’i dërgohet Parlamentit, i cili më pas do të ndërmarrë hapat për shkarkimin nga posti për Spahiun.
Në mbledhjen e sotme, kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj, tha se raporti do të përshpejtohet me dy ditë për t’ua bërë të ditur paraprakisht deputetëve.
“Informacioni i mbledhur paraprak është përpunuar në dy drejtime kryesore. Në drejtimin e veprimtarisë ekstrafunksionale të anëtarit, njëkohësisht zëvendëskryetar i KLD-së dhe në drejtimin e veprimtarisë funksionale të tij, pra në ushtrim të detyrës si anëtar dhe zëvendëskryetar i KLD-së. Ka rezultuar nga një analizë sistematike e tyre se së pari: në aspektin statistikor rezulton se duke filluar së paku nga muaji mars 2011 e deri më 17 janar 2012, dita e fundit për të cilën ne kemi mbledhur të dhëna, funksionari i mësipërm ka realizuar mbi 43 veprimtari të tipit, organizim apo tubim, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të tij, madje i pozicionuar në rolin e drejtuesit dhe projektuesit të tyre. Së paku pesë veprimtari të tilla në çdo muaj”, ka thënë Alibej.
Ai shtoi se më 21 janar i është dërguar një letër Spahiut, për të dhënë shpjegime përpara raportit përfundimtar. Alibeaj i dha një afat të dytë drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Spahiu për t'u paraqitur të premten (10 shkurt) në seancë dëgjimore para komisionit parlamentar. "Për të qenë strikt ne ramë dakord t'i çojmë një tjetër shkresë Spahiut, që në mbledhjen e ditës së premte (ora 10:00) ai të mund të paraqitet në komision. Ky i fundit ka detyrimin ligjor të dëgjojë opinionin e zyrtarit të KLD-së lidhur me objektin e hetimit parlamentar", tha kryetari. /S.Ll/Start/
2012-02-08 14:10