Spahiu: KLSH kontroll auditimi në KLD

Spahiu hodhi poshtë deklaratat e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, ai ka refuzuar të japë dokumentacionin e kërkuar nga komisioni.
“Prej datës 1 Shkurt 2012 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka filluar zbatimi i programit të auditimit nga Kontrolli I Lartë i Shtetit për periudhën kohore 01/09/2008 deri me 13/12/2011. Në këto kushte Këshilli I Lartë I Drejtësisë është në respektim të plotë të detyrimit kushtetues ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit si I vetmi organ kushtetues për të kryer kontrollin ekonomik, financiar dhe ligjor të institucioneve të pavarura, si dhe të vetmit autoritet që dorëzon dhe raporton në Kuvendin e Shqipërisë për këto kontrolle”, theksoi Spahiu.
Duke folur për 39 udhëtimet jashtë vendit të pretenduara nga Alibeaj, Spahiu tha se shumica e këtyre udhëtimeve janë zhvilluar në Kosovë, Strugë, Tetovë, Ulqin, etj, duke mos i konsideruar udhëtime jashtë shtetit. “Asnjë hyrje-dalje nuk është në konflikt interesi me detyrën. Ftoj për interes të publikut dhe respekt të transparencës ndaj tij të publikohet çdo hyrje-dalje e ministrave, deputetëve, dhe zyrtarëve të lartë të vendit tonë në referencë krahasuese me hyrje-daljet e mia”, tha ai më tej. /Start/
2012-02-08 15:01