E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP ndryshon strukturen per te rritur efektivitetin

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ndryshon kabinetin e titullarit duke e kthyer ate ne nje strukture me eficente. Kerkohet qe kabineti ndihmes i titullarit drejtor dhe keshilltar te shnderrohet ne nje ekip eficent pune ne inspektor te larte dhe ndihmesinspektor te larte. Kerkesa jone eshte me se e mbeshtetur si nga rishikimi i politikave ashtu edhe nga rekomandimet e Komisionit te Ligjeve. Per kete arsye kerkohet nje shtese fondi prej 700 mije lekesh te reja - deklaroi dje ne Komisionin e Ligjeve drejtoresha e Finances Kozeta Ndoji. Sipas saj keto ndryshime do te rritin aftesine kontrolluese dhe hetuese te ILDKP-se. Drejtoresha e Buxhetit Mimoza Dhembi e ka mirepritur kete propozim ndersa ka inkurajuar edhe institucionet e tjera te rritin eficencen. Ne kete kuader eshte pranuar propozimi per shtese fondi ne shumen 700.000 leke ne buxhetin e parashikuar per vitin 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›