E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 45 milione leke shtese per Kushtetuesen

Gjykata Kushtetuese do te marre dhe 4.5 milione leke te reja me shume sesa ishte parashikuar ne projektbuxhetin e viti 2011. Pas kerkesave te parashtruara nga sekretari i Pergjithshem i Gjykates Kushtetuese Kujtim Osmani eshte rene dakord per kete shume edhe pse ka pasur kontestime nga mazhoranca. Gjate seances se djeshme degjimore ne Komisionin e Ligjeve sekretari i Pergjithshem i Kushtetueses kerkoi 8 milione leke te reja shtese per shpenzimet operative 3.2 milione leke te reja per investimet kryesisht per informatizimin si dhe korrigjimin e nje gabimi ne zerin e sigurimeve shoqerore ne masen 500 mije leke te reja. Pas ketyre kerkesave drejtoresha e Buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi pranoi korrigjimin per zerin sigurime shoqerore ndersa i konsideroi si te teperta kerkesat e tjera. Ky argument u mbeshtet edhe nga deputeti demokrat Viktor Gumi i cili shtoi madje se ne Maqedoni po shkurtohen edhe pagat e gjyqesorit per shkak te krizes. Informoj komisionin per nje kerkese te Republikes ish-Jugosllave te Maqedonise qe ka ardhur ne Komisionin e Venecias sipas te ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshire dhe anetaret e Gjykates Kushtetuese reduktohen 10. Ajo ka shkuar ne kendveshtrimin a cenohet apo jo pushteti gjyqesor. Pergjigjja ka qene absolutisht eshte e lejueshme per shtetin te reduktoje ne nje mase te caktuar pushtetin gjyqesor. Ne nuk kemi ne kohen me te mire per buxhetin nuk kemi luksin per te bere cfaredolloj gjeje. Nuk jemi as ne diten me te keqe te ketij buxheti. Besoj se shume gjera mund te permbahen. Nga 1000 tituj librash mund te blihen 100. Projekti i informatizimit mund te prese. Ndaj besoj se buxheti i kalkuluar realizon realizimin e detyrave - tha Gumi. Por argumentet e tij gjeten kontestimin e socialisteve madje dhe te demokratit Dashnor Sula i cili pohoi se tashme vendi yne krahasohet me vende si Gjermania jo me Maqedonine.

Ju e keni marre vesh vendimin e qeverise per te prishur Piramiden. Vazhdoni ti alokoni fonde kompanise qe punon brenda Piramides. Sikur vetem nje presje dhjetore nga keto qe po flasim mjafton qe sot Gjykata Kushtetuese per here te pare te ishte e plotesuar me fonde - tha deputeti socialist Pandeli Majko. Kreu i Ligjeve propozoi nje shtim ne masen 6 milione leke te reja shtese ne total cka nuk u pranua nga Dhembi. E leme keshtu komisioni mbeshtet shtese fondi prej 4 milione e 500 mije lekesh me kusht qe te shihet fondi per rojet - propozoi Rusmali. Osmani vleresoi mbeshtetjen e komisionit edhe pse shtoi Kemi nje Komision te Financave dhe nuk dihet cfare ndodh atje. Ne fund u ra dakord per nje shtese fondi ne masen 4.5 milione leke te reja ne total.

Replikat

Viktor Gumi Informoj komisionin per nje kerkese te Republikes ish-Jugosllave te Maqedonise qe ka ardhur ne Komisionin e Venecias sipas te ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshire dhe anetaret e Gjykates Kushtetuese reduktohen 10. Pergjigjja ka qene absolutisht eshte e lejueshme per shtetin te reduktoje ne nje mase te caktuar pushtetin gjyqesor. Ne nuk jemi ne kohen me te mire per buxhetin nuk kemi luksin per te bere cfaredolloj gjeje. Ndaj besoj se buxheti i kalkuluar realizon realizimin e detyrave.

Dashnor Sula Ne po krahasohemi me Gjermanine ti na kthen te Maqedonia.

Shegush Ligori Kaq inat i keni gjykatat

Pandeli Majko Mire qe te hoqen si minister se kushedi cdo beje.

Ligori-Halimi debat

Shegush Ligori Ai zoteria atje nuk ka fytyre qe te ofendoje asnje deputet te ketij kuvendi.

Eduard Halimi Te thuash se karrieren tende e njeh cdokush nuk eshte fyerje.

Shegush Ligori Ti nuk ke punuar asnje dite si magjistrat o zoteri dhe ti e di shume mire.

Ilir Rusmali Ta mbyllim debatin jashte teme. Maqedonia nje vend me te cilin ne kemi marredhenie te shkelqyera nuk mund te behet sherr se eshte turp per ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›