E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriteret integruese Topi Qeveria po perballet denjesisht

Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Evropes Maud de Boer Buquicchio dhe delegacionin qe shoqeron ne kuader te vizites se punes qe ajo po zhvillon ne vendin tone. Presidenti Topi shprehu kenaqesine per kete takim me zevendessekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Evropes pikerisht ne keto momente te rendesishme te zhvillimit qe po perjeton vendi yne si suksesi i arritur nga shoqeria dhe institucionet shqiptare me liberalizimin e vizave te Shqiperise me Bashkimin Evropian po ashtu dhe perballjen me pergjegjesite per te realizuar me sukses te gjitha reformat dhe kriteret e kerkuara integruese. Ne kete kontekst Presidenti Topi pasi vuri ne dukje se ndjeshmeria jone ndaj Keshillit te Evropes vazhdon te mbetet e larte beri nje panorame te pergjithshme ecurise se proceseve integruese ne vend dhe perpjekjeve te shtetit shqiptar per konsolidimin e shtetit ligjor dhe te institucioneve demokratike forcimin dhe efikasitetin e luftes kunder korrupsionit. Ne shprehim mirenjohjen tone per gjithe vemendjen dhe ndihmesen e vazhdueshme qe kemi marre nga Keshilli i Evropes gjate gjithe rruges sone te integrimit ne BE - vuri ne dukje Kryetari i Shtetit duke shprehur bindjen se shqiptaret institucionet e shtetit tone jane maksimalisht te angazhuar dhe do te arrijne ti deshmojne Bashkimit Evropen permbushjen e standardeve te kerkuara dhe vlerat e tyre me te larta qytetare dhe shoqerore. Ne kete drejtim Presidenti Topi vuri ne dukje rolin pozitiv te Shqiperise ne rajon si dhe ndjekjen e nje politike te moderuar dhe efikase ne drejtim te rritjes se bashkepunimit paqes dhe qendrueshmerise ne Ballkan.

Nga ana e saj zonja Maud de Boer Buquicchio pasi e pergezoi Presidentin Topi per transformimin rrenjesor dhe arritjet e vendit tone edhe fale keshillave dhe ndihmeses se Keshillit te Evropes ne drejtim te konsolidimit te demokracise institucioneve te pavarura shtetit te se drejtes respektimit te te drejtave te njeriut e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se kjo ndihmese dhe mbeshtetje do te vazhdoje deri ne realizimin dhe permbushjen e suksesshme te aspirates integruese te popullit shqiptar per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›