E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti per pushtetin vendor debate PD-PS tek Ligjet

Ministria e Brendshme 70-90 e fondeve per paga. PS kundershton formulen e shperndarjes Fino Jo tavan per fondin e pagave

Fondet per pushtetin vendor kane sjelle debate gjate diskutimit te zhvilluar dje ne Komisionin e Ligjeve. Perfaqesuesit e Ministrise se Brendshme kane qene dakord me parashikimet e Ministrise se Financave duke deklaruar se eshte mbeshtetur teresisht edhe formula e rifreskuar e te dhenave ku perfshihen nje sere elementesh si popullsia siperfaqja e komunes apo bashkise sherbimet urbane etj. edhe pse ata kane shprehur shqetesim se ne shume njesi vendore 70-90 per qind e fondeve perdoren per paga dhe jo per investime. Por keto argumente jane kundershtuar nga opozita sipas se ciles eshte e papranueshme qe ndersa fondi per institucionet rritet me 22 per qind ndersa per pushtetin vendor me vetem 1.8 per qind.

Diskutimet

Perfaqesuesi i Ministrise se Brendshme Fran Brahimi eshte shprehur i kenaqur me fondet e akorduara per vitin 2011. Duke shpjeguar dhe formulen per shperndarjen e fondeve ai pohoi se te dhenat rifreskohen cdo vit. Pjesa kryesore ku mbeshtetet formula per ta shperndare buxhetin eshte pjesa e popullsise. 70 per qind e te ardhurave qe merr nga buxheti i merr kryesisht mbeshtetur mbi popullsine mbi siperfaqen e komunes dhe mbi nje koeficent tjeter qe ka te beje me sherbimet urbane tek pjesa e bashkive. Nje element tjeter qe e merr komuna eshte dhe llogaritja e kapaciteteve fiskale pra ato njesi qe skane mundesi te gjenerojne te ardhura kompensohen. Politika ka qene qe cdo vit ose vitet e fundit transferta e pakushtezuar te rritet por natyrisht qe kerkohet dhe nje perfomance fiskale nga pushteti vendor per mbledhjen e taksave. Keto jane 7 deri ne 8 per qind me te larta sesa ishte ne vitin 2010. Mbetet problem struktura e buxhetit per njesite e vogla kjo pasi ka komuna qe rreth 70 deri ne 80 90 per qind te transfertes se pakushtezuar e perdorin per paga. Ky eshte nje shqetesim dhe per te rritur eficencen e perdorimit te fondeve publike ne kemi marre iniciativen qe te kete nje tavan qe eshte i diskutueshem per perdorimin e kesaj transferte - tha ai. Por ligjvenesi socialist Bashkim Fino i kontestoi keto shifra ndersa pohoi se ne komision duhet te ishin edhe perfaqesuesit e shoqatave te bashkive e komunave. Pse per pushtetin vendor ju vendosni shifren 18 per qind pse nuk e vini 20 apo 25 apo me shume Nuk mundet absolutisht qe meqenese disa komuna te vogla qe skane te ardhura sa duhet dhe qe mund te jete dhe qe perdorin shumicen e ketij fondi per paga te ndeshkohen nje numer bashkish dhe komunash te tjera duke I thene qe vetem 18 per qind mund te harxhosh per paga - tha ai ndersa shtoi se buxheti rritet ne masen 24 per qind ndersa transferua per vendoret vetem 1.8 per qind. Fino kritikoi edhe politikat e grandeve. Por drejtoresha e Buxhetit Mimoza Dhembi shpjegoi Ne me kete nderhyrje nuk po prekim kompetencat apo autonomine e nje njesie ne po kushtezojme vetem menyren e perdorimit per pagat per te gjitha njesite pa bere dallime. Per sa u perket grandeve konkurruese ne kemi bere te mundur qe te bejme disa investime te rendesishme dhe nese nuk do zbatohej kjo investimet do copezoheshin ne vite - tha ajo.

Avokati i Popullit

Ministria e Financave ka pranuar nje shtese fondi edhe per institucionin e Avokatit te Popullit. Avokatja ne detyre Florina Nuni parashtroi kerkesat dje ne Komisionin e Ligjeve. Ajo kerkoi nje shtese fondi prej 1 milion e 250 mije lekesh ne zerin shpenzime operative nderkohe qe ministria kishte rene paraprakisht dakord per nje shtese fondi prej 13 milione e 750 mije lekesh. Nderkohe qe deputeti Fatmir Xhafaj ngriti si problem parashtrimet e raportit te Komisionit Evropian lidhur me Avokatin e Popullit. Ne raport thuhet se shume probleme per kete institucion lidhen me pamjaftueshmerine e fondeve. Ne funksion te forcimit te pavaresise se ketij institucioni kerkohet rialokim shtese burimesh njerezore dhe financiare. Ajo qe dua te kuptoj eshte ky projektbuxhet me cfare u eshte dhene e zgjidh kete shqetesim apo ky nuk ka qene nje shqetesim qe meritonte kete vemendje ne raport ne vleresimin tuaj - tha ai. Por Nuni shpjegoi se shqetesimi lidhej me fondin e pagave i cili nuk eshte prekur. Pas diskutimeve drejtoresha e Buxhetit pranoi shtesen e fondit ne masen 1 milion e 250 mije lekesh te reja. Po dje komisioni ka miratuar edhe ndryshimet ne Kodin Rrugor i cili parashikon shtimin e gjobave per drejtuesit e mjeteve qe shkelin normat e shpejtesise. Diskutimet per te nuk kaluan pa batuta mes deputeteve per permbytjen e kryeqytetit nga uji dy dite me pare. Jam teresisht pro ndryshimeve ne Kodin Rrugor sidomos pas asaj qe Rama i beri Tiranes dje - tha deputeti Bumci ndersa zinte vend ne komision ne momentin qe po votohej drafti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›