E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria dështoi me zgjidhjen e cështjes së pronave

PS ka akuzuar qeverinë se është tallur me interesat e ish pronarëve dhe cështja e pronave sot është përfshirë nga kaosi dhe konfuzioni. Sipas Manjanit situata e ish pronarëve është shumë më keq se 4 vjet më parë. 

TIRANE- Edhe Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se është tallur me interesat e ish pronarëve dhe cështja e pronave sot në vend sipas kësaj partie është përfshirë nga kaosi dhe konfuzioni. Kryetari i komisionit të ligjeve në PS, Ylli Manjani tha se situata e ish pronarëve sot është shumë më keq se 4 vjet më parë.

“Sali Berisha dhe qeveria e tij, jo vetëm nuk zgjidhi cështjen e pronave, por thelloi problemet që lidhen me këtë cështje. Sot cështja e pronave është gjithnjë e më e pazgjidhur sesa 4 vite më parë dhe me kosto të shtuara që qeveria ja faturon padrejtësisht shumicës së shqiptarëve” theksoi Manjani përpara gazetarëve.

Ndër të tjera Manjani deklaroi se Kryeministri Berisha, megjithëse i rrëmbeu dhunshëm kompetencën gjykatave, duke lejuar Zyrat e Regjistrimit të saktësonin kufinjtë e pronave, nuk zgjidhi asnjë konflikt. Përkundrazi shtoi konfuzionin dhe abuzimin me të drejtën e pronës në vend.
Partia Socialiste akuzon qeverinë se është tallur me të gjithë pronarët që prisnin kthimin e pronës së tyre. Sipas Manjanit, kryeministri simuloi hapur dhe pa asnjë kriter pushtimin e pronës duke shtyrë, e zvarritur procesin e legalizimeve. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›