Min.financave marrëveshje me qeverinë hungareze
Qeveria hungareze do të mbështesë me kredi realizimin e disa projekteve në vendin tonë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Financave, përfitues do të jenë ministritë dhe pushteti vendor.
TIRANE- Qeveria hungareze do të mbështesë me kredi realizimin e disa projekteve në vendin tonë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Financave, përfitues të këtyre financimeve do të jenë ministritë dhe pushteti vendor.
Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu ka theksuar se gjithçka do të kalojë në një proces konkurrimi, nga i cili do të përfitojnë ato institucione që do të përgatisin më shpejt projektet më të mira.
Ndërkohë ambasadori hungarez në Tiranë, Sandor Molnari theksoi se marrëveshja është një pikë kthese në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe synon rritjen e prezencës së biznesit hungarez në Shqipëri. (e.n/News24/BalkanWeb)