KSHH, projekt për personat në nevojë në burgje
Pavarësisht dënimit, grupet në nevojë në burgje do të kenë trajtim të veçantë, kjo falë një projekti të lançuar nga KSHH e Drejtoria e Burgjeve. Gratë, të sëmurët mendorë dhe personat te varur nga droga do kenë trajtim të veçantë.
TIRANE- Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia Holandeze e Institucioneve të Korrektimit lançojnë projektin për trajnimin e veçantë të grupeve në nevojë në institucionet e paraburgimit dhe burgjeve në Shqipëri. Projekti synon të rrisë dhe përmirësojë monitorimin, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit nga punonjësit e institucioneve të vuajtes së dënimit si dhe një trajtim të veçantë për grupet në nevojë në paraburgime dhe burgje, siç janë gratë, të sëmurët mendorë, apo edhe personat të varur nga substancat narkotike.
Të pranishëm në promovimin e projektit ishte Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit Vasilika Hysi.
Projekti i linçuar do të zbatohet përgjatë 18 muajve me ndihmën edhe të ekspertëve holandez ndërsa mbështetet financiarisht nga delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë. (a.r/news24/balkanweb)