ILO nxit punesimin e te rinjve ne Shkoder dhe Kukes
Organizata Nderkombetare e Punes ka nisur zbatimin e nje programi per nxitjen e punesimit dhe formimit profesional te te rinjve ne dy Qarqe te Shqiperise ate te Kukesit dhe te Shkodres si zonat me nivelin me te larte te papunesise ne Shqiperi. Vetem ne Shkoder prane zyres se punesimit jane regjistruar 13 mije e 900 punekerkues. Eksperte te Organizates Nderkombetare te Punes thone se ne Qarkun e Shkodres nga zbatimi i ketij programi pritet te punesohen 320 te rinj te papune.