Pogradec, borxhi i papaguar, plagoset 52-vjeçari

Një borxh në të holla është bërë shkak i përplasjes së dy personave me armë zjarri, duke mbetur i plagosur njëri prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar minuta më parë në komunën Velcan, të Pogradecit, ku shtetasi Florjan Hyka, 52 vjec është plagosur me armë zjarri nga shtetasi D. Lushka. I lënduari është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia, e ndodhur në vendngjarje, konfirmon se shkak i përplasjes mes dy shtetasve ka qenë një borxh i papaguar mes tyre, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.