E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët shmangin pushimet në Shqipëri, toponimet reduktojnë hyrjet

radha-kapshtice1Kapshticë- Këtë verë janë futur në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kapshticës një numër më i ulët personash se në të njëjtën periudhë të një viti mëparë.

Të dhënat e policisë kufitare flasin për një rënie të numrit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushimet e verës, veçanërisht për shkak të problemeve që ka sjellë çështja e toponimeve në pasaportat e tyre.

Ndërkohë mbi problematikën e shkaktuar nga toponimet greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi u mbajt një takim mes ambasadorit atje Dashnor Dervishi dhe me ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Mediat greke raportojnë se Venizelos ka premtuar që stafi i tij do të zhvillojë bisedime me autoritetet e Ministrisë së Jashtme për ta zgjidhur këtë çështje menjëherë.

Ndërkohë ditë më parë edhe Avokati i Popullit lëshoi një rekomandim për autoritet përgjegjese për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjeve të toponimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›