E Shtunë, 31 Tetor 2026

INFLACIONI I PREMTIMEVE

Nga Abdyl Bakiu

-Skicë gjysëm humoristike-

Abdyl BakiuFushata elektorale është ne kulmin e saj, por po ashtu edhe sipari i telasheve: çfarë sdo të shohim e çfarë sdo të dëgjojmë! Në sistemin tonë demokratik thuhet se populli është sovran, po sovran-ziu ynë nuk di nga të votojë. Ne cdo familje përditë, paradite e pasdite i vijnë përfaqësues te partive te ndryshme, u flasin bukur dhe u kërkojnë votën. Dhe shumica u premtojnë te gjithëve. Deri tani – më tha një miku im i ngushtë u kam dhënë fjalën 26 partive. Pse tua prish, fjala e keqe zë vend kurse fjala e mirë të shtron rrugën. Mirë e ka i shkreti. Unë për vete, pjesën time të tremiliontë të sovranitetit do tia delegoj asaj partie që synon pushtetin politik, por ama të asaj partie që ma mbush mendjen më shumë, por akoma skam vendosur. Ne këto dilema është një pjesë e mirë e popullit. Kështu do bëjnë të gjithë votuesit. Mirëpo atë pjesë të popullit që unë takoj përditë për shkak të punës, rreth 100-200 veta, pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të lëkunden duke thënë: Sdimë kë të besojmë, gënjejnë të gjithë. Po pse, – pyet dhe pohon njëkohësisht njëri prej tyre- ka ndonjë formë tjetër për të mbushur mendjen, përveç gënjeshtrës? Ndërsa një i tretë e ka ndarë mendjen: do tia jap asaj partie që gënjen më shumë. Unë dëgjoj, nuk flas nxitimthi dhe mendohem. Ata kanë të drejtë. Sa të drejtë kanë, po ju jap një fakt. Para disa vitesh, në një konkurs televiziv humba maksimalen e pikëve sepse pyetjes: si duhet të jetë një politikan i ndershëm apo gënjeshtar, iu përgjigja- i ndershëm. Humba fitoren. Më quajtën naiv, snjeh realitetin, e broçkulla të tjera që shoqërojnë humbësin.
Dukë qenë në këto dilema, mblodha një mëngjes të diele 10 miq tek kafeneja e lagjes. (kështu nis formimi i partive në vendin tonë, po ne skemi ndërmend të krijojmë parti). Pasi u tregova problemin dhe mënyrën e procedimit ata u pajtuan me mua. Diskutuam gjatë dhe çfarë vendosëm? Ti bëjmë me dije nëpërmjet një gazete, cilësdo partie ose koalicioni partish që do vërtet të marrë shumicën e votave të popullit (pra pushtetin ekzekutiv) se ne të 10-të do ti mbushim mendjen të lëkundurve, që janë të shumtë. Asnjëherë numri total i votuesve tek ne nuk e ka kaluar 55 përqindëshin ndërsa ne do arrijmë të çojmë drejt kutive të votimit deri ne 75 përqind të votuesve, pra 20 përqind me shume. Do tu themi pse dhe për kë të votojnë. Së pari fillojmë me veten, 5 anëtarë për çdo familje, 100 kushërinj për secilin nga ne, 50 shokë për kokë, 150 të njohur që nga klasa e parë për çdo njëri, ja ku u bënë sa hap e mbyll sytë 3050 vota të sigurta. Ne ja marrim votën (premtimin) më kollaj se partia, se ne nuk ngjitemi lart e te transformohemi dhe do të pimë kafe përditë edhe pas zgjedhjeve. Shtoji kësaj logjikë edhe punën tonë të vazhdueshme deri në zgjedhje dhe ilaritetin pozitiv që do të krijohej që shumë shtetas të votojnë atë parti e cila do të nënshkruajë me ne të 10-të një kontratë social- politikë- ekonomikë, me disa kushte si p.sh:
1- Ne marrim përsipër rolin e programatorit e të avokatit mbrojtës e ndihmës të partisë për të marrë sa më shumë vota në popull.
2- Partia të deklarojë në një të përditshme nga 50-100 premtime konkrete (jo më shumë se bëhet baltë) dhe kohën kur do ti realizojë ato brenda harkut kohor të 4 viteve të pushtetit. P.sh, disa premtime të tyre ne i dimë:
a- Sot janë 350 000 të papunë, në mesin e vitit të katërt do të zhdukim papunësinë dhe do të kërkojmë emigrantë nga Greqia. b- Ne do të forcojmë lekun dukë ulur vlerën e euros nga 140 lekë që është sot në 90.1 lekë në fund të vitit të katërt.
c- Nga 81 të vetëvarur për shkaqe ekonomikë e të vetëhelmuar me bar miu, ne do të ngjallim gjysmën e tyre qysh në 9 mujorin e parë të ushtrimit tonë të pushtetit. d- Do ulim fondin e asistencës sociale se do te rritet punësimiSpo përmend më shumë, se partia i di vetë punët e veta.
3- Partia do të ngrijë në një bankë për llogarinë tonë 100. 00 lekë për çdo premtim të deklaruar dhe totali do të jetë shumësi i çdo premtimi.
4- Ne dhe partia do të pajtojmë një avokat profesionist i cili do të ndjekë zbatimin dhe realizimin e kësaj kontrate dhe sa herë vjen koha e skadimit të një premtimi në raport me faktorin kohë ne do të marrim vetëm paratë e premtimit të pambajtur ose të parealizuar. (Por meqenëse partia rreh gjoksin dhe fjalën e bën realitet ne do të mbetemi me gisht në gojë)
5- Nëse partia që pranon kontratën nuk merr pushtetin, ky është faji ynë, atëherë fuqia e kësaj kontrate kthehet në zero.
Kjo është kontrata. Po ti biem lapsit në vija të trasha, populli fiton premtimet e realizuara dhe ne të 10- të humbasim paratë (kot them humbasim por thjeshtë sfitojmë gjë), partia merr ushtrimin e pushtetit dhe krijon premisa edhe për një 4- vjeçar tjetër. Kjo ka edhe një tjetër anë pozitive. Sipas një llogarie të thjeshtë, partisë i bie që më mirë të na paguajë neve dhe lan duart përfundimisht, sesa të këtë kokëçarje me sistemimin e militantëve që do i zënë derën pas fitores. Ato do të kërkojnë frutet e investimit elektoral nëpërmjet vendeve të punës që duan të zaptojnë dhe me mediokritetin e tyre do i prishin imazhin pushtetit të ushtruar nga partia sepse ata sdo të bëjnë gjë tjetër vetëm të hanë qyl llokmat e hallvës që me mund i gatuajnë të tjerët.
Jemi të hapur që të mbështesim atë parti (ose koalicion) që gënjen më shumë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›