Jam krenar që jam botuesi i Donald Rumsfeld
I nderuar zoti Rumsfeld, mirëserdhe në Shqipëri, gjithë botën ta shëtisësh nuk do të gjesh një vend që të do sa Shqipëria pas Amerikës. I nderuar zoti kryetar i bashkisë Z. Lulëzim Basha, i nderuar zoti kryetar i partisë republikane Z. Fatmir Mediu, I nderuar z. Visar Zhiti, Ministër i kulturës, zoti Halim Kosova, Ministër i Shëndetësisë, i nderuar z. Kastriot Islami parlamentar heroik. Zonja dhe zotërinj, miq dhe të ftuar! Sot paraqesim para jush librin “Të njohura dhe të panjohura” të zotit Donald Rumsfeld. Ne e njihnin jetën e autorit, veprën e tij si qytetar, veprën e tij si politikan dhe si shok… ne shqiptarët e dinim se jeta e Donald Rumsfeld, është jeta e ushtarit të lirisë të paqes të demokracisë të botës. Jeta juaj z. Rumsfeld i ngjan luftës mitologjie që bën e mira me të keqen ku jeni e mira ju jeni burri i ndershëm përballë intrigës dhe terrorizmit. Ju jeni heroi që thjeshtë jo vetëm që nuk keni munguar në luftë, por jeni dalluar në luftërat e egra kundër diktatorëve si Sadami etj. Zoti Donald, pse e dimë jetën tuaj ne shqiptarët? Sepse nga liria që mbrojtët dhe mbroni ju, jetojmë ne. Ne që po ndeshemi këtë vit, me mbeturinat e fundit të diktaturës komuniste dhe busteve te Hoxhës, kemi tani librin tuaj, i cili është një institucion, është jeta juaj për një pjesë e historisë së Amerikës. Ju tregoni jetën tuaj me një stil të veçantë, ju sillni portrete presidentësh, diktatorësh, politikanësh, dhe na futi ne lexuesve në një luvër njerëzor. Jam i lumtur që jam botuesi juaj, unë mund të them me krenari intelektuale se kam lexuar librin e Donald Rumsfeld-it. “Botimet 55” dhe gazeta “55” kanë angazhim të veçantë në luftën kundër terrorizmit dhe për këtë kanë marrë mirënjohje të larta zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por si bashkëluftëtar i juaji modest, mund të them me frymëzim: unë e kam takuar Donald Rumsfeld-in, shtyllën e kabinetit historik të Xhorxh Bushit dhe një nga idhujt e lirisë, paqes dhe demokracisë. Ju, edhe kur të largoheni, do jeni prapë këtu, se keni librin në duart e mijëra e mijëra lexuesve.
Faleminderit!
Përshëndetja e publicistit Fahri Balliu, në promovimin e librit me kujtime “Të njohura e të panjohura”
...