Qytetërimi dhe përmirësimi i shijes qytetare
Nga Gëzim TUSHI
Zhvillimi i qytetërimit tonë ka hyrë në fazën cilësore të tij. Kapërcimi përgjithësisht i turbulencave të determinimeve të forta sasiore është një realitet që na detyron ti vështrojmë ndryshe nevojat dhe kërkesat që kanë qytetarët tanë në kohën modern. Natyrisht ndryshimi sasior dhe përmirësimet cilësore të standardeve të qytetërimit shqiptar, nuk është thjesht dhe vetëm proces i lidhur me vlerësimin e duhur të zhvillimeve politike e kulturore që janë duke ndodhur në shoqërinë dhe qytetërimin tonë. Ato, padyshim që janë dhe mbeten elementë të rëndësishëm, që kanë ndikim të dukshëm në performancën e zhvillimeve aktuale të qytetërimit tonë. Sepse ndikimet e zhvillimeve politike dhe kulturore të vlerësuara në nivelet makrosociologjike, janë zhvillime që kanë të bëjnë me sensin e zhvillimit të gjithë elementëve materialë dhe shpirtërorë të qytetërimit tonë, me zhvillimin e institucioneve të jetës sociale dhe cdo gjë tjetër që është pjesë përbërëse e zhvillimeve shoqërore të qytetërimit tonë.
Por rrallë jemi mundur ta shikojmë qytetërimin dhe nevojën e zhvillimit të tij në disa aspekte të vogla, apo duke e parë atë të lidhur me disa mangësi, që kanë të bëjnë me aksesorët e jetës së përditshme, me disa cilësi qytetare që në pamje të parë mund të duken si rutinore, por që në thelbin e tyre janë esenciale dhe të pazëvendësueshme për përmirësimet e nevojshme cilësore në jetën tonë. Progresi që ka bërë qytetërimi ynë, sidomos në dy dekadat e fundit të zhvillimeve të demokracisë dhe zgjerimit të kufijve të jetës së lirë dhe të qytetëruar, është i madh dhe i jashtëzakonshëm.
Shqiptarët treguan një shpirt guximtar dhe sens qytetar novator, kurajo për tu orientuar me shpejtësi me kërkesat dhe tipologjinë standarde të mënyrës moderne të jetës. Sot qytetërimi ynë është duke e treguar veten dhe po ecën me shpejtësi në rrugën e afrimimit të tij në përputhje jo aq me traditën dhe vlerat e kufizuara të kohës së shkuar, por po ecën duke e përshtatur cilësinë e jetës me standardet më të mira të qytetërimit europian. Shqiptarët janë qytetarë që kanë treguar aftësi të veçanta për të ridimensionuar parametrat e vjetër të jetës tradicionale, duke e pasuruar atë me përbërës moralë dhe komponentë të rinj social që janë të domosdoshëm dhe elementë tipik të modernitetit.
Praktikisht shqiptarët po dalin nga faza e zhvillimeve sasiore të qytetërimit dhe të gjithë kemi krenari që me ritëm europian kemi hyrë në etapën e duhur të zhvillimit të jetës sociale dhe personale duke i realizuar ato me kërkesa standarde dhe shije të holla qytetare. Por kjo nuk do të thotë që të bëjmë qytetërimin tonë euforik dhe pas arritjeve cilësore të mos shohim njollat e qytetërimit tonë. Sepse duke i parë zhvillimet me Lenten e duhur sociale duhet të pranojmë se megjithë ndryshimet sasiore dhe cilësore të mënyrës së jetës dhe qytetërimit tonë, kam përshtypjen se mangësitë më të mëdha lidhen me shumë mungesa që vihen re në mangësitë që kemi në jetën e përditshme.
Shqetësuese, shumë shqetësuese madje janë disa dukuri dhe tregues të deformuar të qytetërimit tonë, që kanë të bëjnë me nevojën imperative të përmirësimit të parametrave të organizimit të jetës, duke e bërë qytetërimin tonë gjithnjë e më shumë jo vetëm më social dhe human por dhe duke e skalitur atë si qytetërim të shijes së të jetuarit dhe nevojës së përmirësimit të standardeve të komunikimit qytetar dhe të qytetëruar. Ne duhet ti njohim, pranojmë dhe përmirësojmë të metat e jetës dhe të qytetërimit tonë.
Kjo do të thotë së pari që të bëhemi qytetarë të ndërgjegjshëm, ti njohim difektet e qytetërimit tonë në shumë aspekte të jetës empirike qytetare, që nuk janë formale, por janë shumë të rëndësishme, esenciale për qytetërimin dhe thelbësore për përmirësimin e standardeve tona të jetës së përditshme qytetare. Është fjala për një pjesë me rëndësi të botës së jetës qytetare dhe aspekte të rëndësishme të komportimit social të qytetërimit, që kanë të bëjnë me pengesat dhe mungesat që kemi në përshpejtimin e procesit social që ndihmon shoqërinë tonë në kultivimin e shijeve dhe elegancës qytetare.
Qytetërimi nuk fillon as tek kultura, gjuha, zhvillimi social dhe performance e institucioneve publike,. Së pari dhe mbi të gjitha qytetërimi performon në botën e vogël të shijeve të qytetarit, në mënyrën si sillet në jetën publike dhe private, si komunikon me të tjerët si qytetar apo si barbar, si mban higjienën personale qytetare, si ushqehet, si mban shtëpinë e vet, si komunikon me fqinjët dhe shokët e punës. Të gjithë këto komponentë janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qytetërimit tonë. Për fat të keq, difektet tona në këto aspekte janë më të ndjeshme se në pjesën thelbësore dhe përmbajtjen historike të qytetërimit tonë.
Janë fusha thelbësore të jetës sonë që kërkojnë ndryshime të shpejta, të thella dhe transformime të disa standardeve të qytetarisë së shijes. Të gjithë popujt, kombet dhe qytetërimet e tyre kanë përvojë në kultivimin e parametrave dhe cilësive të qytetërimit të shijes, kanë traditë të konsoliduar në komunikimin dhe komportimin qytetar, në marrëdhëniet familjare dhe demokratizimin e familjes dhe të marrëdhënieve gjinore brenda saj, dinë të ushqehen dhe jo të hanë, kanë kulturën bazale të qytetërimit sipas të cilit njeriu nuk jeton që të hajë por ha për të jetuar, dinë të bëjnë në mënyrë shumë cilësore veprimet që kanë të bëjnë me kulturën e ngrënies, higjienën personale, respektimin e rregullave të trafikut, komunikimet me politesë qytetare në jetën publike, dinë të ndërtojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të respektojnë pa cënuar të drejtën e tjetrit, kanë respekt madje deri në veneracion për femrën dhe rolin e saj, dinë të trajtojnë në mënyrë të diferencuar fëmijët dhe të moshuarit, kanë sensiblitet për të ndihmuar dhe mbështetur personat me aftësi të kufizuara, ndihmojnë çdo nevojtar në rrugë, dinë të bëjnë denoncimin qytetar për çdo njeri që shkel rregullat publike të jetës urbane, që cënon apo dhunon në shtëpinë e vet gruan apo fëmijën, etj.
Të gjithë këto komponentë dhe shumë të tjerë të jetës akoma më intime janë pjesë me rëndësi e asaj që pa frikë mund ti quajmë si elementë dhe aksesorë të qytetërimit të shijes. Këto janë disa elementë me rëndësi të jetës moderne, për të cilat qytetërimi ynë ka akoma mangësi. Qoftë për shkaqe historike dhe ndikimeve të traditës jo aq të kultivuar apo edhe për shkaqe të zhvillimeve aktuale të qytetërimit tonë, dhe natyrisht të influencës së ndikimeve të forta të influencave të njëjta të të specifikave dhe nivelit të zhvillimit të qytetërimit në regjionalitetin tonë jetik, social dhe gjeografik.
Në këtë kontekst, kur flasim për nevojën e përmirësimit të standardeve të jetës dhe qytetërimit tonë, nuk e kemi fjalën vetëm për përmirësimet e kulturës, arsimit, artit, institucioneve të mëdha e të qëndrueshme të qytetërimit tonë, por dhe për të bërë ndryshime jetike që kanë lidhje me jetën e përditshme, me mënyrën e të jetuarit, me spikatjen e shijes europiane dhe zhvillimin e standardeve modern të jetës së qytetërimit tonë.
Sfidat në këtë drejtim janë të shumta por dhe të vështira për tu realizuar. Sepse pjesa më e madhe e mungesave dhe difekteve të qytetërimit të shijes, shfaqen në jetën private të individit. Nuk është rastësi që sot evidentohen lehtë tek qytetarët tanë difektet në shijen qytetare dhe influencat e forta në këtë tipologji sjelljeje që janë të lidhura me faktin e të jetuarit për një kohë të gjatë nën korracën e ngurtësuar të mënyrave lokale të sjelljes me shije të kufizuar qytetare.
Nuk ka dyshim që ne jetojmë në këtë shoqëri e cila nuk mund ti shmangë menjëherë difektet e veta, sidomos ato që vijnë dhe janë të lidhura me difektet komunitare të shijes qytetare dhe komportimit social. Ndryshimet në jetën to