INSTAT- çmimet e larta rrisin inflacionin me 4.6 %
INSTAT- çmimet e larta rrisin inflacionin me 4.6 %
Rritja çmimit të energjisë dhe çmimi i lartë i produkteve ushqimore kanë sjellë rritje të inflacionit. Kjo rritje është tej objektivave të Bankës së Shqipërisë dhe FMN-së. Instituti i Statistikave ka deklaruar sot se rritja e inflacionit në Shqipëri është 4.6 %. Kjo shifër është më shumë 1.9% se muaji mars i vitit të kaluar.
INSTAT-i deklaron gjithashtu se në Shqipëri është rritur kostoja e jetesës si pasojë e rritjes së inflacionit.