E Diel, 1 Nëntor 2026

Një francez në pranga, për trafik të mjeteve motorrike

 

Është arrestuar një shtetas francez nën akuzën 'Trafik të mjeteve motorrike të vjedhura'. Ai ka denoncuar si të vjedhur makinën e tij në Francë, më pas ai ka ardhur për ta shitur atë në Shqipëri.

Ai quhet Viktor Raymond-Val 20-vjeç, me kombësi franceze. Raymond-Valndodhet në komisariatin e Policisë së Shkodrës.

Ai është ndaluar fillimisht nga një kontrolll gjatë së cilës ka rezultuar se makina tip BMW-X5, ngjyrë gri, me targa 42AFG93, rezultonte në faqen e Interpolit të Tiranës e denoncuar në Francë si e vjedhur.Denoncimi ishte bërë 5 ditë më parë.

Megjithatë nga hetimet rezultoi se shtetasi francez ka hyrë edhe dy herë të tjera në Shqipëri në vitin 2006 dhe 2007 dhe automjetet me të cilat ka hyrë në territorin shqiptar rezultonin të vjedhura në Francë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›