Zjarr në një pus nafte në Patos
Zjarri që ka rënë në një pus nafte në zonën Marinëz, të Patosit, ka rrezikuar të shpërthejë sektorin e nëntë të pompave naftëmbajtëse. Situata është vënënë kontroll pas 2 orësh nga zjarrfikësat të ndihmuar nga punëtorët dhe banorët. Hetimi po përqendrohet në dy pista. E para është ajo e një zjarri të qëllimshëm dhe e dyta zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e amortizimit të tubacioneve të naftës.