E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRIED VLERESON MAQEDONINE

 

Ndihmës –sekretari amerikan i shtetit, Daniel Frid deklaroi se Maqedonia është një nga vendet më të suksesshme shumëetnike në Ballkanin Perendimor. "Falë Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria në Shkup pengoi një problem më të madh në vend, madje edhe luftën civile. Nga të gjitha ish-shtetet jugosllave, Maqedonia është më e suksesshme në shmangien e një nacionalizmi ekstrem. Qeveria në Shkup, dëshiron të ardhme në Evropë dhe në NATO dhe bën gjithçka që të pengojë një lloj të tillë nacionalizmi i cili solli shumë dhimbje në Ballkan", theksoi Frid. Sipas tij, Greqia ka njohuri se nacionalizmi në Ballkan prodhoi gjakderdhje, destabilitet dhe kjo është shumë e rrezikshme. "Kur flas për patriotë maqedonas, mendoj në vendin i cili është i suksesshëm si vend multietnik me maqedonas etnikë, me shqiptarë etnikë në Qeveri dhe në opozitë", deklaroi Daniel Frid. Ai nënvizoi se Maqedonia dhe Greqia në të ardhmen do të jenë miq dhe partner të mirë, duke shmangur nacionalizmat e së kaluarës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›