E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, në janar zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet e para direkte presidenciale në Çeki do zhvillohen më 11 dhe 12 janar të vititi 2013, deklaroi Milan Stech, kryesuesi i Senatit të Çekisë. Kjo mënyrë direkte votimi erdhi pas një thirrje për më tepër demokraci në këtë vend të Evropës Qendrore, me një popullësi prej 10.5 milionë banorë.

Republika Çeke,është themeluar në vitin 1993 dhe presidentin e ka zgjedhur parlamenti i këtij vendi.

Ky ndryshim në zgjedhjen e presidentit, po bëhet në periudhën e rritjes së perceptimit publik për korrupsion në Çeki.

Presidenti i parë i Çekisë, që udhëhoqi në periudhë 1993-2003, ishte politikani i ndjerë anti-komunist dhe demokrati, Vaclav Havel, ndërsa president aktual është Vaclav Klaus.

Republika Çeke e ka njohur Kosovën, por presidenti Klaus ende nuk i ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të Kosovës në Çeki
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›