E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani rikthen Gmail-in, mban të bllokuar YouTube-in

Rikthet Gmail-in, pas një javë bllokimi të shërbimimeve e dërgesave online të kompanisë Google. Bllokimi i Gmail-in dhe YouTube erdhi pas publikimit të filmit që tall Profetin Muhamed dhe që nxiti trazira vdekjeprurëse në botën myslimane. Lajmin për rikthimin e Gmail-in e bënë autoritetet iraniane.

Zyrtarët qeveritarë, janë duke punuar për të marrë masa të tjera censuruse kundër ueb-faqes së videove, YouTube, bëjnë të ditur burime nga Teherani.
Mohammad Reza Aghamiri, anëtar i Komitetit Mbikëqyrës të Internetit, ka deklaruar sot se autoritetet kanë hequr ndalesën për Gmail-in, pasi kanë zgjidhur problemet teknike për të ndarë YouTube-in dhe Gmail-in.

Ndërsa YouTube vazhdon të mbetet i bllokuar në Iran.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›