E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet kunder Edi Rames per heqjen e TVSH-se

Ekspertë të ekonomisë shprehen kundër programit të PS-së për heqjen apo uljen e tatimit të vlerës së shtuar për disa prej produkteve të shportës.

Sipas Selami Xhepës, anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë, kjo nismë do favorizonte vetëm prodhuesit e mëdhenj duke mos dhënë efekt te çmimet për konsumatorët.

Por kundra uljes së TVSH-së shprehen edhe përfaqësues pranë opozitës.

Spartak Ngjela, kryetar i partisë Ligj dhe Drejtësi, pjesë e opozitës së bashkuar për të përditshmen “Panorama” thotë se ulja e taksave jo gjithmonë të çon në ulje çmimi.

“Unë e pasheë programin dhe doja të thosha se jo gjithmonë ulja e taksave apo heqja e tyre, sjell ulje të çmimeve dhe ndikon në jetën e qytetarëve”, ka pohuar ai.

Ekspertet mendojnë se Shqipëria renditet ndër vendet që e kanë vlerën e TVSH-së në nivel mesatar krahasuar me shtetet e tjera në rajon.

Ndërkaq, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij të fundit, kërkoi rritje taksash ne mënyrë që të
mbahet nën kontroll borxhi publik dhe deficit buxhetor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›