E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet, rënie me 15,4% në 2024-ën

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Eksportet e mallrave shënuan rënie gjatë vitit 2024.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme, sipas të cilit eksportet arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar, sipas INSTAT, arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në uljen vjetore të eksporteve grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha ndikim negativ prej 5,3 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 4,8 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 4,1 pikë përqindje.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2,9 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me 1,2 pikë përqindje, etj.

Ndërsa kanë ndikuar negativisht grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0,9 pikë përqindje, dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 0,3 pikë përqindje.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›