INSTAT: Eksporti i Shqipërisë rritet me 114 %
INSTAT bën të ditur se në muajin maj, deficiti tregtar ishte 23,8 për qind, duke shënuar një ulje prej 7.6 përqindësh krahasuar me muajin prill, dhe një ulje prej 19.2 përqindësh krahasuar me majin e vitit 2009.
Sektori i energjisë elektrike dhe minerale ka ndikimin më të madh në uljen e deficitit, pasi eksportimi i tyre ka arritur në nivele të konsiderueshme. Të dhënat flasin se eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit me 163 për qind, krahasuar me muajin prill 2010.
Sipas KESH-it, eksporti i energjisë ka kapur majat e rekordit, në rreth 75 milionë euro në 6 muaj aktivitet, ndërsa mineralet janë duke përfituar nga rritja e çmimeve në tregjet e huaja.