E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Bep Shiroka

Aktori që i la teatrit dhe kinematografisë shqiptare plot 150 role, ndërroi jetë në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Të paharrueshme mbeten interpretimet e tij në dramën “Dasmë me flamur” dhe “Franku i V-të”.

Në kinematografi roli i tij i parë ka qenë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bënte atë të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin “çifti i Lumtur” në vitin 1975.

Gjithashtu, Bep Shiroka mbahet mend për interpretimet e tij në filmat “Historiani dhe kameleoni”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Besa e kuqe”, “Kërcënimi”,“Si gjithë të tjerët”, “Koncert në vitin 1936” apo “Ditët që sollën pranverën”. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›