Vetevaret ne banese nje 76 vjecar, shkak depresioni
Tirane - Nje 76 vjecar i ka dhene fund jetes si pasoje e depresionit. Faik Zuna, banues ne fshatin Frutikulture, ne afersi te Kamzes i ka dhene fund jetes duke vetevarur me litar ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare. Kane qene pjesetaret e tjere te familjes te cilet kane lajmeruar edhe efektivat e policise te komisariatit numer 5. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe pas marrjes ne pyetje te familjareve policia ka arritur ne perfundim se viktima i ka dhene fund jetes pasi ka kaluar ne nje gjendje depresive. Sipas burimeve ky i fundit kishte rreth nje vit qe vuante nga depresioni, pas vdekjes se djalit te tij te vetem. Materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.