INSTAT: Inflacioni në dhjetor 1.7 %, rritja e çmimeve e kontrolluar
TIRANE - Instituti i Statistikave konstaton se këtë vit, gjatë periudhës së festave të fundvitit rritja e çmimeve ka qenë normale, e ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe jo abuzive si vitet e mëparshme.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë muajve nëntor-dhjetor 2011 çmimet e produkteve ushqimore u rritën me vetëm 1 për qind, kundrejt rritjes drastike prej 2.2 për qind të konstatuar në këtë periudhë dy mujore të një viti më parë. Si rezultat, inflacioni në muajin e kaluar rezultoi 1.7 për qind, ndjeshëm më i ulët se në vitin 2010.
“Në muajin dhjetor të vitit 2010 rritja e çmimeve ishte 2.2%, pra rreth 1.2% më e lartë se në vitin 2011. Në dhjetor të 2010-ës çmimi i zarzavateve shënoi një rritje prej 27%, ose rreth 2 herë më shumë se këtë vit. Po kështu edhe çmimet në nëngrupin fruta. Rritja në muajin dhjetor të vitit 2010 ishte rreth 2 herë më e lartë.”- deklaroi përfaqësuesja e INSTAT-it.
Gjatë muajit dhjetor, është konstatuar një rritje e çmimeve të naftës dhe benzinës, si dhe rritje e lehtë e çmimit të veshjeve dhe këpucëve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)