E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi uron Peshkopin Teodosije për Krishtlindje

PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Peshkopit Teodosije me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.

"Kam kënaqësinë t’ju uroj gëzuar për shumë mot Krishtlindjet ortodokse, Juve dhe besimtarëve. Në këtë ditë të shenjtë, lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni", thuhet në urimin e Krasniqit.

Kryeparlamentari Krasniqi uron që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›