E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, RTL gjermane tërhiqet nga tregu mediatik grek

ATHINE - Grupi mediatik gjerman RTL njoftoi se do të tërhiqet nga tregu grek, duke shitur ia paketën e aksioneve të veta (përfaqësonte 70% të Alpha Media Group me resurs kryesor stacionin televiziv Alpha TV), biznesmenit Dimitris Kontominas, i cili ka aktualisht 30% dhe rrjedhimisht do të jetë pronari i vetëm i kompanisë. 

Lidhur me tërheqjen e RTL, Kontominas deklaroi: "Alpha TV e përmirësoi dukshëm pozitën e vet në treg gjatë tre viteve të fundit. Më vjen keq që RTL tërhiqet nga tregu grek, sidomos pas arritjeve që patëm. Gëzohem që do të vazhdoj të bashëpunoj me stafin tejet profesional të Alpha TV, për ta drejtuar kompaninë në një periudhë të vështirë". 

Nga ana e vet, presdidenti i bordit të RTL, Gerhard Zeiler, e shpjegoi tërheqjen me "krizën e rëndë dhe të vazhdueshme ekonomike dhe financiare në Greqi". "Jemi të lumtur për gjetjen e zgjidhjes që i lejon televizionit Alpha të vazhdojë funksionimin", theksoi Zeiler. 

Transaksioni duhet të marrë miratimin e komisionit grek të kompetivitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›