E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Janë rritur eksportet për muajin korrik

INSTAT ka deklaruar se janë rritur eksportet për muajin korrik 2011. Alma Mezini, specialiste e tregtisë me jashtë pranë INSTAT në një deklaratë për shtyp u shpreh se eksportet janë rritur me 32.4 përqind në krahasim me një vit më parë.

Ndërkohë që importet kanë pësuar një rritje me 7.4 përqind. Si rezultat i rritjes së eksporteve deficiti tregtar ka pësuar një ulje me 0.4 përqind në krahasim me muajin paraardhës ndërkohë që në krahasim me një vit më parë është ulur me 3.5 përqind.
 

Partnerët kryesorë në tregtinë me jashtë janë kryesisht vendet e BE sidomos Italia dhe Greqia. Nëngrupi i cili ka pësuar edhe rritjen më të madhe të eksportit për këtë muaj është grupi”minerale,lëndë djegëse energji elektrike”.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›