E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, rritet çmimi i biletave të transportit publik

Pas shoqatës së taksive të cilët deklarojnë rritje çmimi për shkak të rritjes së karburantit si rezultat i skemës së re të automjeteve edhe sindikata e transportit kombëtar të autobuzëve pranon të njëjtën gjë.

Novruz Likometaj kreu i sindikatës së transportit publik deklaron se pritet që rritja e karburantit do të ndikojë në çmimin e biletës .Ndërkohë që të njëjtën gjë deklarojnë edhe drejtuesit e autobuzëve dhe të fugonave të linjave ndërqytetase.
 

Sipas ligjit i cili hyn në fuqi ditën e sotme transporti publik nuk është i përfshirë në ndonjë skemë në mënyrë që të mos preken prej konvertimit të taksës së qarkullimit dhe të regjistrimit e cila është konvertuar në çmimin e karburantit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›