E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Maqedonia, partneri tregtar kryesor i Shqipërisë në rajon



Maqedonia mban vendin e parë në tregtinë e jashtme të vendit tonë me vendet e rajonit, sipas burimeve zyrtare të Institutit të Statistikave. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2008, në treguesin e importit Maqedonia realizoi shifrën e 9,676 miliardë lekëve, e ndjekur nga Kroacia me 4,368 miliardë lekë, ndërsa për eksportin Maqedonia kapi shifrën e 3,223 miliardë lekë, ndërsa Kroacia shifrën 188 milionë lekë. Sipas të njëjtave burime, para një viti, Maqedonia përsëri ishte në vend të pare më 7,293 miliardë lekë importe, ndërsa Kroacia me 3,666 miliardë lekë, ndërsa për eksportet Maqedonia kapte shifrën 2,199 miliardë lekë, ndërsa Kroacia shifrën e 89 milionë lekëve.

Tregtia me Kinën, gjatë vitit 2008 vlera u rrit në 35.9 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës shënuan rritje të ndjeshme gjatë vitit 2008. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë për këtë periudhë arritën në vlerën 35 miliardë e 911 milionë lekë. Struktura e importeve nga Kina përbëhet nga makineritë, pajisjet, pjesët e këmbimit, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile e këpucë. Ndërsa eksportet me Kinën përbëhen kryesisht nga minerale. Importet nga Kina drejt Shqipërisë në vitin që lamë pas arritën në 32 miliardë e 731 milionë lekë, ndërsa eksportet 3 miliardë e 108 milionë lekë. Gjatë muajit dhjetor, importet arritën në 4 miliardë e 519 milionë lekë, ndërsa eksportet në 36 milionë lekë.

18 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›