INSTAT: Në dhjetor u rrit indeksi i çmimeve, ndikuan ushqimet dhe pijet
/>Festat e çojnë në 102.2 përqind indeksin e çmimeve në vend. Janë rritur edhe vlerat e lendëve djegëse
Festat kanë rritur çmimet dhe këtë e vërteton edhe indeksi i publikuar dje nga INSTAT. Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2008, arriti 102.2 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.9 përqind krahasuar me muajin e kaluar. Ndryshimi vjetor në muajin Dhjetor është 2.2 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 përqind. Indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkolike shënoi një rritje prej 2.4 përqind, me një ndikim prej 0.9 përqind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 14.2 përqind vërehet në nëngrupin zarzavate përfshirë patatet. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të kastravecave, specave dhe patellxhaneve me mbi 50 përqind, lulelakrës me 22.0 përqind, domateve me 20.6 përqind etj. Indeksi në nëngrupin fruta shënoi një rritje prej 7.5 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të bananeve me 5.7 përqind, dardhave me 4.9 përqind, mollëve me 4.9 përqind, kivit me 3.6 përqind. Ndërsa çmimet e disa frutave të tjera pësuan ulje gjate muajit Dhjetor, ku mund të përmendim uljet e çmimit të portokalleve me 2.8 përqind, limonave me 1.6 përqind, manderinave me 0.5 përqind, etj.
Gjatë muajit Dhjetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, peshk 0.5 përqind, mish 1.4 përqind, qumësht djathe e vezë 0.4 përqind, pije jo alkolike 0.1 përqind etj.
Indeksi i grupit Pije alkolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.8 përqind, brenda të cilit çmimet e pijeve alkolike u rriten me 1.6 perqind.
Indeksi i grupit Veshje dhe këpucë shënoi një rritje prej 01 përqind, ku mundt të përmendim rritjen e çmimit të këpucëve për fëmijë me 0.9 përqind dhe veshjeve për fëmijë me 0.5 përqind.
Indeksi i grupit Qera ujë lëndë djegëse dhe energji shënoi një rritje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojme rritjen e çmimit te druve të zjarrit me 3.0 përqind dhe gazit të lëngshëm me 0.4 përqind.
Indeksi i grupit Transport shënoi një ulje prej 2.9 përqind, Gjatë muajit Dhjetor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 11.6 përqind, dhe çmimi i benzines një ulje prej 12.4 përqind.
Ndryshimet ne grupet e tjera varijojne nga - 0.1 perqind ne + 0.3 perqind