E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetori, deficit tregtar rekord, 28.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007

>Shqipëria,  32,978 mln lekë importe më shumë se eksporte

Kriza ekonomike ka filluar të shfaqet edhe në bilancin tregtar të Shqipërisë. Muaji Tetor është një nga muajt që reflekton maksimumin e krizës dhe të deficitit tregtar. Ky muaj si rallë ndonjëherë, shfaqi një krizë të dukshme të eksporteve shqiptare duke rënë me 10.6 përqind në krahasim me muajin shtator të vitit 2008 dhe 16.4 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2007. Ndërkohë që importet rriten me 14.7 përqind në krahasim me muajin shtator dhe 25.8 përqind në krahasim me muajin tetor të viti 2007. Sipas të dhënave të evidentuara nga INSTAT, në muajin Tetor të vitit 2008 u eksportuan 9,574 mln lekë mallra, me ulje 10.6 përqind në krahasim me muajin Shtator të 2008 dhe rritje me 16.4 përqind në krahasim me muajin Tetor 2007. U importuan 42,552 mln lekë mallra me rritje 14.7 përqind në krahasim me muajin Shtator 2008 dhe rritje 25.8 përqind në krahasim me muajin Tetor të 2007. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32,978 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 25 përqind krahasuar me muajin  paraardhës dhe një rritje prej 28.8 përqind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007. Ndërkohë që sipas Bankës së Shqipërisë, në raportin e saj të periudhës janar-shtator 2008, shkëmbimet tregtare në mallra të Shqipërisë me botën, gjatë periudhës janar shtator të vitit 2008 shënuan një vlerë prej rreth 3.3 miliardë eurosh, duke qenë rreth 18% më të larta sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2007. Shpenzimet për importin e mallrave shënuan vlerën 2,547 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat nga eksporti i mallrave arritën në 708 milionë euro. Deficiti i tregtisë së mallrave shënoi vlerën 1.8 miliardë euro, duke qenë rreth 16% më i lartë sesa në vitin 2007. Të ardhurat nga eksporti i mallrave kanë mbuluar rreth  28% të importeve, një raport ky i krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Rritja vjetore e vlerës së importeve të mallrave shënoi 17%, një normë kjo e krahasueshme me atë të vitit të kaluar. Sipas shifrave të dhëna nga Banka e Shqipërisë, del qartë që muaji nëntor pasqyron qartë shenjat e para të krizës ekonomike. Tashmë eksportet shqiptare nuk janë në gjendje të kompensojnë deficitin që krijohet nga rritja galopante e importeve, për më tepër që kriza e remitancave do e thellojë së tepërmi deficitin e tregtisë së mallrave. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, bilanci i transfertave korrente gjatë periudhës janar shtator regjistroi një suficit  prej rreth 670 milionë eurosh. Peshën kryesore (rreth 78%) të të ardhurave në këtë kategori vazhdojnë ta zënë prurjet e emigrantëve shqiptarë me banim jashtë. Gjatë kësaj periudhe këto transferta kanë arritur në 623 milionë euro, duke mbuluar rreth 37% të deficitit të tregtisë së mallrave. Krahasuar  e të njëjtën periudhë të vitit 2007, këto transferta vlerësohen (23% ? )13% më të ulëta. Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një zhvendosje e këtyre flukseve valutore nga ato për përdorim korent, në forma të ndryshme investimesh. Pra nga sa vihet re nga të dy raportet prirja për të thelluar deficitin tregtar duket qartazi në nëntëmujorin janar-shtator 2008. Muaji tetor paralajmëron një krizë shumë më të thellë nga ajo që pretendon qeveria shqiptare. Pavarësisht optimizmit të institucioneve financiare, muaji tetor paralajmëron një krizë të thellë për vendin, nëse si nëntë mujor kishim një deficit tregtar që shkonte në nivelin e16 përqindve në krahasim me vitin 2007, në muajin tetor ky deficit shënon nivelin e 28.8 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2007. Përsa i përket tregtisë me vendet e Bashkimit Europian  ato ishin në nivelin e  64.1 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 60.6 përqind dhe importi 24.8 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 7.3 përqind dhe importi 14.5 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Belgjikë, Gjermani, Hollandë, SHBA, Ukrainë, etj, dhe për importin, Gjermani, Greqi, Itali, Kinë, Kroaci, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit Materiale ndërtimi dhe metale u rrit 33.1 përqind, Ushqime, pije, duhan u rrit 32.1 përqind, Prodhime druri dhe letre u rrit 19.3 përqind, etj. Ndërsa eksporti i grupit Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u ul 62.9 përqind. Importi i grupit Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 46 përqind, Prodhime druri dhe letre u rrit 23.9 përqind, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi u rrit 23.3 përqind, etj.. Ndërsa importi I grupit Ushqime, pije, duhan u ul 1.9 përqind. Në muajin Tetor 2008, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,755 mln lekë, duke zënë 11.2 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Shtatorin e 2008, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 12.6 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (73.6 përqind).Grafiket    

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›