E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjeti Soros zhduk nga qarkullimi gazetën SOT duke e blerë në të gjitha pikat e shitjes

/>Ditën e Enjte, dt. 8 Janar 2008, me urdhër të drejtuesve të Fondacionit Soros u ble i gjithë tirazhi i gazetës SOT në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit, lexues të shumtë morën në telefon Redaksinë e Gazetës Sot për të pyetur se çfarë kishte ndodhur me gazetën Sot që ishte mbaruar kaq shpejt dhe ku mund të gjenin ndonjë kopje të saj. Për këtë arsye, stafi teknik i gazetës mori kontakt me shitësit të cilët deklaruan që disa persona kishin shkuar dhe kishin blerë të gjithë tirazhin. Pas investigimit që redaksia bëri gjatë mesditës rezultoi që kjo blerje ishte kryer nga stafi i rrjetit të Soros Tiranë për të zhdukur nga qarkullimi shkrimin Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar.
Pas shumë denoncimeve të gazetës Sot gjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor 2008 mbi skemat mafioze dhe korruptive të rrjetit Soros në Tiranë dhe spinoff-eve të tyre të tipit G99, MJAFT, Instituti Agenda, Instituti i Medias, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, etj., Veliaj, Mazniku, Ekonomi, Lani, etj. u detyruan të fshinin faqet online që vërtetonin skemat e tyre të paligjshme kriminale mafioze. Po ashtu që në Nëntor 2008 faqja zyrtare online e Gazetës Sot u godit nga hakera me qendër në Holandë për të mos lejuar publikimin online të të dhënave mbi skemat mafioze të Ramës dhe Velisë. Por dje, blerja e të gjithë tirazhit të gazetës Sot në pikat e shitjes tregon se çpërmasë absurde ka marrë virusi i frikës në strukturat e Soros Tiranë.
Gazeta Sot ka arritur të trondisë nga themelet të gjithë Mafien Shqiptare Soros sepse ka hedhur dritë mbi errësirën e skemave të tyre mafioze financiare që kanë shkelur ligjet fiskale, penale, civile, administrative të Republikës së Shqipërisë. Mafia Soros e Tiranës ka kryer shumë veprimtari të paligjshme gjatë 17 viteve të tranzicionit në Shqipëri por është hera e parë që këto skema po bëhen publike nëpërmjet një analize të plotë profesionale juridike nga Redaksia e Gazetës Sot. Përgjatë muajit Nëntor 2008 u publikua Pjesa e Parë e Dosjerit të dekonstruksionit të rrjetit mafioz sorosian të Tiranës ndërsa në Dhjetor u publikua pjesa e dytë e tij. Në pjesën e parë të tij demonstrohej manipulimi i Velisë me organizatat jofitimprurëse të krijuara nga Soros ndërsa në pjesën e dytë tregohej loja me biznese të paligjshme familjare të Veliaj & Co që kishin faturuar 5.4 milionë euro, kontribute të shteteve të huaja për shoqërinë civile shqiptare. Në Janar 2009 vazhdon Pjesa e Tretë e Dosjerit e cila tregon një nga pronat e paligjshme Soros në Tiranë: Shoqëria Anonime Besa. Kjo kompani e paliçensuar e cila jep kredi me përqindje nëpërmjet megaspekulimeve financiare me mbështetjen e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë ka qarkulluar për llogari të Soros 229 milionë dollarë nëpërmjet 42 mijë kredive për mbi 7 mijë klientë.
Në rast se gjatë pjesës së parë, ushtarët e vegjël të Soros në Tiranë si Veliaj & Co fshinë faqet online, gjatë pjesës së dytë në epideminë e fshirjes apo korrigjimit të faqeve online u përfshinë vetë Edi Rama (faqja zyrtare e Partisë Socialiste), Remzi Lani (faqja zyrtare e Institutit të Medias), dhe zyrtarë të tjerë të lartë të rrjetit Soros.
Teknika e re e blerjes së tirazhit të plotë të Gazetës Sot në pikat e shitjes në dt. 8 Janar 2009, tregon krizën e madhe që ka zënë strukturat e Soros në Tiranë. Por ashtu siç dështoi teknika e fshirjes së faqeve online, pasi Gazeta Sot ka të regjistruara në CD të gjitha faqet online e fshira të rrjetit Soros të Tiranës, po ashtu do të dështojë edhe kjo përpjekje e dëshpëruar e spinoff-eve sorosiane për të zhdukur nga qarkullimi median e shkruar që nuk është e kapur prej tyre.
Rasti unikal i gazetës Sot në një shoqëri ku media, ashtu si shumë segmente të tjera të shqoërisë është kapur nga Mafia Soros, demonstron rëndësinë e fjalës së lirë në një shoqëri në tranzicion. Gazeta Sot mbetet sot për sot, i vetmi ishull i lirisë së fjalës përballë mafies sorosiane të ish-strukturave të Sigurimit të Shtetit Komunist që drejtohet nga lustraxhiu Edi Rama apo ish-spiuni Remzi Lani, apo ushtari i mirë Veliaj. Duke qenë se tashmë beteja për fjalën e lirë po zhvendoset nga beteja virtuale me hakerat hollandezë të Ramës dhe Velisë, drejt vetë bllokimit të gazetës Sot në pikat e shitjes, redaksia e gazetës ka vendosur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare për sofistikimin e teknikave të mbytjes së fjalës së lirë në Shqipëri nga metastazat e spinoff-eve të Soros. Frika që ka kjo Mafie nga hedhja dritë mbi metastazat e saj kancerogjene që kërkojnë të kontrollojnë dhe helmojnë të gjithë shoqërinë shqiptare, vërteton se sa e dobët është kjo Mafie përballë të vërtetës dhe lirisë së fjalës. Kjo tregon pse Soros ka investuar dhjetëra miliona euro të veta dhe të grabitura nga institucionet ndërkombëtare nëpërmjet spinoff-eve të tij për të kontrolluar median shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›