INSTAT Ne janar u rriten te gjitha cmimet
Ne janar cmimet e te gjithe produkteve kane shenuar rritje duke vertetuar trendin e shtrenjtimit qe mendohet se do te perkufizoje vitin 2011 kjo e paralajmeruar nga ekspertet. Te dhenat e publikuara nga Instituti i Statistikave lidhur me indeksin e cmimeve te konsumit per muajin e kaluar pasqyrojne rritje te cmimeve ne shumicen e grupeve te mallrave qe mat INSTAT me perjashtim te veshjeve qe kane pesuar ulje. Rritja ne total per cmimet e konsumit per janarin sipas INSTAT ka qene 0.8 per qind kjo e krahasuar me nje muaj me pare nderkohe qe inflacioni rezulton ne vleren 3.3 per qind. Indeksi i grupit ushqime dhe pije jo alkoolike shenoi nje rritje prej 1.2 per qind. mimet jane rritur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit ushqime dhe pije jo alkoolike si vajra dhe yndyra 2.3 per qind sheqer e embelsira 2.5 per qind buke dhe drithera 1.6 per qind fruta 0.4 per qind. Indeksi i pije alkoolike dhe duhan ka shenuar nje rritje prej 5.8 per qind ku mund te vecojme rritjen e cmimit te duhanit me 10.6 per qind - thuhet ne raportin e INSTAT. Nje ndikim te madh ne rritjen e cmimit total te konsumit kane dhene edhe cmimet e karburantit ku ne janar nafta u rrit me 5.8 per qind dhe benzina 6.4 per qind. Rritje kane pesuar qirate lendet djegese dhe energjia si grup. Vetem indeksi i grupit veshje dhe kepuce ka shenuar nje ulje me 0.2 per qind.