Vasili shte ulur vdekshmeria foshnjore
Investime ne infrastrukture dhe aparatura per te ndihmuar ne uljen e vdekshmerise foshnjore dhe asaj amtare. Ky eshte nje nga prioritetet e Ministrise se Shendetesise qe me ndihmen e donatoreve te huaj do te behet realitet. UNFPA nje nga organizatat me te rendesishme qe merret me sigurimin e te drejtave shendetesore te cdo femre dhe femije pritet qe gjate 2011-s te investoje per aparatura rreth 500 mije dollare. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne perfundim te fazes se pare te projektit me UNFPA per kujdesin e shendetit te nenes dhe femijes ne Shqiperi tha se kjo ndihme do te ndikoje jo pak ne permiresimin e metejshem te indeksit te shifrave per vdekshmerine amtare dhe ate foshnjore. Per te pasur rezultate sa me te larta dhe per te pasur indekse gjithmone ne renie pra gjithnje e me pak vdekje qofte amtare qofte infantile kerkohet pervec kualifikimit dhe profesionalizmit edhe nje nivel teknologjie i domosdoshem i cili kerkon asistence mjekesore sa me te mire dhe me te kualifikuar. Vjet kemi pasur nje mortalitet amtar thuajse zero kemi pasur nje ulje te dukshme te mortalitetit infantil dhe kjo beteje e vazhdueshme per jeten ne menyre te vecante per kete moment shume delikat per nenen dhe femijen do vazhdoje te mbetet nje prioritet madhor tha Petrit Vasili.