E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji: Rritje të çmimeve edhe në muajt e ardhshëm

Rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme ushqimore pritet që të kenë rritje të mëtejshme në muajt në vazhdim si shkak i rritjes së tyre në bursat ndërkombëtare.

Eksperti i ekonomisë dhe njëkohësisht drejtor i fondacionit “Liri Ekonomike” Artan Gjergji deklaron se më tepër efektet do të ndjehen në çmimin e drithërave . Ndërsa rritjen aktuale ai e shpjegon më tepër me efektin e konsumit të shumtë dhe ndikimin e festave.
 

Për të evituar rritjen e mëtejshme të çmimeve Gjergji deklaron se është e rëndësishme që Banka e Shqipërisë të jetë e kujdesshme në politikat monetare për mbrojtjen nga inflacioni.
 

Vlerësimi i euros kundrejt lekut shqiptar është një tjetër ndikim në rritjen e çmimeve duke qenë se pjesën më të madhe të mallrave Shqipëria e importon.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›