INSTAT: Ne korrik, eksportet jane rritur me 39.3 per qind
Niveli i eksporteve ne muajin korrik eshte rritur me 39,3 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas Institutit te Statistikave, ecuri pozitive eshte shenuar kryesisht ne grupin lekure dhe tekstile me 46,1 per qind. Nga ana tjeter, edhe importet kane shenuar rritje me 21 per qind krahasuar me vitin e kaluar ku grupi “Materiale Ndertimi” dhe “Metale” eshte ai qe ka shenuar rritjen me te larte me 30,4 per qind. Po ashtu edhe grupi ushqime, pije, duhan u rrit me 20,8 %. Nderkohe, partneri kryesor i vendit tone per shkembimet tregtare vazhdon te mbetet Bashkimi Evropian, kryesisht Italia dhe Greqia me 65 per qind te nivelit total.