E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazinote, cmimi fitues jo me pak se gjysma e shumes se biletave te shitura

Cmimi fitues per lotarite televizive nuk duhet te jete me pak se gjysma e shumes se biletave te shituara. Ky eshte nje nga ndryshimet qe ka bere Keshilli i Ministrave ne amendamentet e miratuara dje per ligjin e lojerave te fatit. “Rregullorja e lojes dhe fondi per fituesin, per cdo loje, nuk mund te jete me i vogel se 50 per qind e shumes nga vlera e arketuar nga shitja e biletave dhe nga prenotimi nepermjet telefonise celulare”, thuhet ne nenin 10 te ndryshuar qe flet per bingot televizive. Nderkohe qe vec dokumenteve te meparshme per organizimin e bingove televizive organizuesit duhet te paraqesin dhe nje sere dokumentesh te tjera. Keshtu organizuesit duhet te paraqesin ne autoritet shteterore marreveshjen ndermjet organizatorit te lojes dhe agjenteve per shitjen e biletave, marreveshjen mes organizatorit te lojes dhe operatorit te telefonise celulare, marreveshjen per transmetimin e lojes mes organizatorit dhe nje stacioni televiziv kombetar. Pika te tjera jane dhe strategjite e informimit te klienteve. Nje sere dyshimesh te tjera kane te bejne me kontrollin dhe dokumentacionin qe duhet te kene te gjitha aktivitetet e lojerave te fatit. Keshtu nje prej vendimeve eshte qe makinat elektronike duhet te jene ne gjuhen shqipe.

Ndryshimet ne ligjin per lojerat e fatit

Pas pikes 2, te nenit 9, shtohet pika 3, me kete permbajtje:
“3. Subjekti i licencuar per lotarine kombetare lejohet qe, ne perputhje me paragrafin e pare, te ketij neni, ne baze te rregullave te miratuara nga Keshilli i Ministrave dhe te marreveshjes se nenshkruar me ministrin e Financave, te beje publicitet ne lidhje me lojerat e ofruara nga lotaria kombetare dhe te hartoje e te shperndaje buletine informative, si dhe te beje reklama e njoftime ne median e shkruar dhe audiovizive.”.
Neni 3
Shkronja “c”, e pikes 4, te nenit 10, ndryshohet, si me poshte vijon:
“c) per hapjen e cdo salle te re, ku do te zhvillohet veprimtaria, organizatori njofton, paraprakisht, NJMLF-ne, per te marre miratimin dhe per t’u pajisur me NIPT-in sekondar, i cili leshohet per cdo vendndodhje dytesore te biznesit.”.
Neni 4
Pas pikes 5, te nenit 10, shtohet pika 6, me kete permbajtje:
“6. Keshilli i Ministrave, me vendim, miraton rregullat, procedurat, afatet dhe specifikimet teknike te mekanizmave te fiskalizimit e te monitorimit te lojerave te fatit.”.
c) Pika 2 ndryshohet, si me poshte vijon:
“2. Shtypja dhe prodhimi i biletave, leshimi i biletes on-line apo forma te tjera te pranimit te pjesemarrjes ne loje, nepermjet sherbimit te telefonise celulare, behen ne perputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhezim te ministrit te Financave, sipas llojit te lojes per te cilen do te perdoren.”.
Neni 6
Pas shkronjes “gj”, te pikes 1, te nenit 23, shtohet shkronja “h”, me kete permbajtje:
“h) te dorezoje dokumentacionin qe verteton se ka ne pronesi apo ne perdorim siperfaqen ne te cilen ushtron veprimtarine.”.
Neni 7
Pas shkronjes “e”, te pikes 1, te nenit 24, shtohet shkronja “f”, me kete permbajtje:
“f) makinat elektronike duhet te jene ne gjuhen shqipe dhe te certifikuara ne perputhje me nenin 25, te ketij ligji. Afati i perfundimit te procesit te zevendesimit te makinave elektronike ekzistuese me ato, qe plotesojne kushtet e parashikuara ne kete shkronje, miratohet me urdher te ministrit te Financave.”.
Neni 8
Ne nenin 26 behen keto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet, si me poshte vijon:
“2. Licenca e lotarise kombetare perfshin:
a) te gjitha lojerat numerike, ku numrat terhiqen nga nje radhe e paracaktuar numrash e ne te cilat percaktohen:
i) loja “loto”, qe eshte loje fati, ne te cilen organizatori pranon dhe zhvillon baste per shansin e fitimit te disa numrave nga nje seri e paracaktuar numrash. Numrat fitues percaktohen me hedhje publike te shortit. Shuma e pergjithshme e cmimeve te fitueshme ndahet ne disa kategori fitimi, ku brenda seciles kate­gori te gjitha fitimet jane te barabarta.
ii) “loja shtese”, qe eshte nje loje fati, e cila mund te zhvillohet vetem ne lidhje me lojerat e tjera, qe lejohen te organizohen nga i licencuari. Numri fitues percaktohet me hedhje publike te shortit. Fitojne ata lojtare, numri i biletes te se cileve perputhet plotesisht ose pjeserisht me numrin fitues. Shuma e pergjithshme e cmimeve te fitueshme ndahet ne disa kategori fitimi. Brenda seciles kategori te gjitha fitimet jane te barabarta.
b) Lojen “keno”, qe eshte nje loje fati, ne te cilen organizatori pranon dhe zhvillon lojen lidhur me shanset e fitimit te kombinimeve te numrave, ku lojtaret fitojne nepermjet perputhjes se kombinimeve perkatese te numrave me numrat fitues te percaktuar.
c) Lojen “loto me shifra”, qe eshte nje loje fati, ne te cilen organizatori pranon dhe zhvillon lojen per shansin e fitimit te nje ose me shume numrave ose simboleve, nga nje sasi te percaktuar numrash a simbolesh. Numrat ose simbolet fituese percaktohen me hedhje publike te shortit. Cmimi fitues individual eshte nje shumefish i paracaktuar i bastit te vene ne loje ose shuma e cmimit ndahet ne disa kategori fitimi. Te gjitha fitimet e seciles kategori jane te barabarta.
c) Lotarite qe mund te jene:
i) “lotarite e castit”, qe jane lojera fati, ne te cilat pjesemarresi i lojes mund te konstatoje menjehere nese ka fituar, duke kontrolluar a eshte printuar nje cmim fitues ne bileten e tij. Lojera te tjera te castit jane lojera fati, ne te cilat pjesemarresit e lojes mund te marrin dijeni per nje fitim te mundshem brenda 24 (njezet e kater) oreve pas mbarimit te bastit per shanset e fitimit te simboleve dhe kombinimeve te numrave;
ii) “lotarite e numrave”, qe jane lojera fati, ne te cilat cdo bilete e lotarise ka nje numer vijues te shenuar ne te. Biletat fituese percaktohen me hedhje publike te shortit;
iii) “lotarite elektronike”, qe jane lotari, ne te cilat kontrata e lojes lidhet nepermjet mediave elektronike, vendimi mbi fitimin apo humbjen merret ose vihet ne dispozicion ne menyre qendrore dhe pjesemarresi i lojes mund te marre dijeni per rezultatin e ketij vendimi menjehere pas pjesemarrjes ne loje.”.
2. Pika 4 ndryshohet, si me poshte vijon:
“4. Organizatori i lotarise kombetare organizon te gjitha apo nje pjese te lojerave te lotarise kombetare. Organizimi i lojerave behet nepermjet shitjes me pakice te biletave, nepermjet rrjetit on-line, internetit apo perdorimit te sherbimit te telefonise celulare. Organizatori i lotarise kombetare njofton NJMLF-ne per:
a) te gjitha lojerat e ofruara, sapo te jete marre vendimi qe ato hidhen ne treg nga organi i te licencuarit;
b) cdo ndryshim te rendesishem te cdo loje, sapo te jete marre vendimi per ndryshimin nga organi i te licencuarit;
c) adresat, ne te cilat ushtron veprimtarine per lojerat e lotarise kombetare.”.
Neni 10
Pika 2, e nenit 41, ndryshohet, si me poshte vijon:
“2. Ne rast te aplikimit per bingo televizive, pervec dokumentacionit te parashikuar ne piken 1, te ketij neni, ne NJMFL paraqiten edhe:
a) marreveshja, ndermjet organizatorit te lojes dhe agjenteve per shitjen e biletave;
b) marreveshja, ndermjet organizatorit te lojes dhe operatorit apo operatoreve te telefonise celulare;
c) marreveshja per transmetimin e lojes (shorteut), per bingo televizive, e lidhur, ndermjet organizatorit dhe nje stacioni televiziv kombetar;
c) strategjia per informimin e klienteve, per rregullat e kesaj loje, ku duhet te percaktohen data e hedhjes se shortit, menyra e luajtjes, vendi ku do te terhiqen cmimet, te dhenat per vendin ku do te behet transmetimi dhe nxjerrja e rezultateve;
d) rregullorja e lojes dhe fondi per fituesin, i cili, per cdo loje, nuk mund te jete me i vogel se 50 per qind e shumes nga vlera e arketuar nga shitja e biletave dhe nga prenotimi nepermjet telefonise celulare.”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›