E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon eksportin e grurit

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani deklaroi se kjo do te ndikoje ne cmimin e bukes
Rusia ka ndaluar eksportin e grurit drejt vendeve qe me pare e kishin furnizuesin kryesor me kete lende te pare. Gjate nje komunikimi me gazetaret, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani nuk ngurroi qe te tregohej transparent ndaj pales tjeter, duke vene ne dispozicion edhe specialistet qe te shpjegonin situaten ekonomike jo vetem ne Shqiperi, por edhe neper bote. Guvernatori Fullani pasqyroi raportin e politikes monetare, si rezultat i nje pune te madhe bere nga Banka e Shqiperise.
Gruri
Gjate takimit te djeshem me gazetaret, guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, deklaroi nder te tjera se duke filluar nga 15 gushti, Rusia ka ndaluar eksportin e grurit. Kjo gje, sipas tij, do te ndikoje ne rritjen e cmimit te bukes ne vend. Ne fakt, duket se rritja e cmimit te bukes eshte reflektuar qe ne fillim te muajit gusht, kur ende nuk ishte bllokuar eksporti i grurit nga Rusia, vend qe, sikurse deklaroi pak kohe me pare per gazeten ambasadori rus ne vendin tone, mbulon 70 per qind te nevojave per grure ne Shqiperi. Kjo ishte nje rritje artificiale, gje qe e konfirmoi edhe autoriteti i Konkurrences, por duket se tani eshte e “legjitimuar”. Fullani tha se, si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses, cmimet e lendeve te para kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate muajve te fundit. Vecanerisht, cmimi i grurit ne tregjet boterore shenoi nje rritje te forte ne muajin gusht, pas luhatjes se raporteve te kerkeses e ofertes dhe kufizimit te eksporteve nga nje prej vendeve kryesore prodhuese. Kreu i BSH-se nuk e mohoi impaktin qe do te kete nje gje e tille ne inflacionin total, por u shpreh se ai do te jete i dobet. Pa u ndalur ne detaje, Fullani deklaroi se gjithsesi, rritja e cmimeve te lendeve te para si: Gruri, Nafta, etj, kane nje ndikim ne ekonomine tone. Nderkaq, monedha euro pritet qe te mbetet nen presion.
Treguesit ekonomike
Ndersa premtoi se norma baze e interesit nuk do te ndryshoje por do te mbetet ne nivelin 5.00 guvernatori i Bankes se Shqiperise sqaroi se, presionet inflacioniste ne nivel boteror mbeten te kontrolluara dhe normat e interesit te bankave qendrore vazhdojne te jene ne nivelet me te uleta historike. Sipas tij, ekonomia shqiptare ka vijuar te karakterizohet nga permiresimi gradual i treguesve ekonomike, duke konfirmuar nje aktivitet ne rritje - por relativisht te ngadalte - te saj. “Statistikat zyrtare flasin per norma pozitive rritjeje ne tremujorin e pare te vitit, nderkohe qe rezultatet e vrojtimeve te besimit dhe te dhena te tjera te terthorta sugjerojne per vazhdimesine e ketyre ritmeve edhe ne tremujorin e dyte”, tha ai. Ne fakt, aktiviteti ekonomik ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga rritja e kerkeses se jashtme dhe e eksporteve shqiptare, ndersa kerkesa e brendshme ka pasur nje rritje me te ngadalte. Kjo ecuri eshte reflektuar ne nje rritje me te shpejte te sektorit te industrise dhe te sherbimeve, nderkohe qe sektori i ndertimit dhe ai i bujqesise kane pasur nje kontribut te ulet ne rritjen ekonomike. Ajo eshte shoqeruar gjithashtu me krijimin e kapaciteteve te pashfrytezuara ne ekonomine shqiptare dhe presione te uleta inflacioniste nga kerkesa e brendshme.

Ndikimi i cmimeve te sherbimeve
Inflacioni, me i ulet nese nuk do te ishin rritur cmimet
“Ndersa per muajin korrik inflacioni arriti ne shifren 3,4 per qind, ai do te ishte me i ulet nese nuk do te kishim rritje te cmimit te energjise elektrike, ujit te pijshem, apo sherbimeve shendetesore, kjo shifer do te ishte diku te 2,8”, bene me dije specialistet ne takimin e djeshem me gazetaret. Megjithate, mesohet se, inflacioni ka ardhur ne renie gjate vitit 2010. Inflacioni vjetor i cmimeve te konsumit rezultoi 3.4 per qind ne muajin korrik. Kjo norme inflacioni eshte shkaktuar kryesisht nga rritja e cmimeve te administruara, e cmimeve baze ne tregjet nderkombetare dhe nencmimi i monedhes vendase. Keta faktore te ofertes pritet te kene ndikim kalimtar ne ecurine e inflacionit, duke mos u perkthyer ne presione te qendrueshme inflacioniste. Ne mungese te goditjeve te papritura nga ana e ofertes, projeksionet e Bankes se Shqiperise e vendosin normen vjetore te inflacionit prane objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme.

Efektet e rritjes se cmimeve te administruara
Me rritjen e cmimeve te administruara kuptohen tarifat e dritave, ujit te pijshem, te telefonise e postes, spitaleve dhe ndikimin qe japin taksat ne disa produkte. Keshtu, me rritjen e takses se akcizes per ambalazhet e qelqit dhe plastikes, vendim qe u mor ne maj te ketij viti, kane pesuar shtrenjtim ne muajin gusht te gjitha produktet qe mbeshtillen dhe paketohen me kete lende te pare, duke nisur nga qumeshti dhe kosi. Si rrjedhoje e gjallerimit te kerkeses, cmimet e lendeve te para kane vazhduar te shfaqin prirje rritese gjate muajve te fundit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›