Belle Air zhvat emigrantët, ndryshon pa lajmërim rregullat e imbarkimit
Tiranë- Në pikun e fluksit të hyrjes së emigrantëve shqiptarë e daljes së shqiptarëve që duan të pushojnë jashtë vendit, kompania ajrore Belle Air ka nisur zhvatjen e mundit dhe kursimeve të tyre.
Ankesat e qytetarëve kanë shpërthyer në rrjetet sociale si i vetmi vend ku jo se gjejmë një zgjidhje, por shfryjnë në kohë reale inatin me veprime arbitrare që ngjajnë me rritjen e çmimeve rrufe për Vitin e Ri.
Që prej muajit qershor kompania ajrore Belle Air’ ka ndryshuar rregullat e imbarkimit të bagazhit. Nga 20 kilogram që qytetarët kishin të drejtë, është bërë 15 kilogram.
Dhe kjo vetëm e vetëm, siç shprehen qytetarët, ‘për të rrjepur xhepat e kursimet e emigrantëve shqiptarë me çdo kusht’. Duke i detyruar që të paguajnë 50 Euro për kokë, në pamundësi të braktisjes së bagazheve që përballë një situate të tillë nuk kanë ku ti çojnë, kur përballen me rregulla të reja.
Ndërkohë që në pikun e sezonit turistik, ashtu siç shihet edhe në foto ka patur fluks hyrje-daljesh të shqiptarëve që rezervojnë pushimet jashtë vendit, apo emigrantëve qe duan të kthehen në vendlindje.
Fluks hyrje-daljesh
Arisa Liço/IDEA/