E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, 14 ushtarakë shqiptarë pranojnë se janë ngacmuar seksualisht nga kolegët

TIRANE - Një raport i fundit për barazinë gjinore në Forcat e Armatosura shqiptare tregon se 1 në 12 ushtarakë të FA-së, nga 170 të tillë të anketuar, pranojnë se kanë qenë pre e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale nga kolegët e tyre.

Në total 14 ushtarakë nga të cilët 11 femra dhe 3 meshkuj kanë pohuar se kanë qenë pre e këtyre ngacmimeve, të cilat më pas nuk kanë preferuar t’i denoncojnë pasi nuk kishin besim tek zgjidhja e tyre.

Në raport theksohet mungesa e një rregulloreje të brendshme specifike, për të adresuar problemet që lidhen me ngacmimet seksuale brenda Forcave të Armatosura, ku shumica e të anketuarve shprehin mendimin që të tilla ngacmime më mirë të mos raportohen apo bëhen publike.

Raporti është publikuar sot gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe përkon me 5-vjetorin e miratimit të ligjit për barazinë gjinore.

E pranishme në këtë aktivitet, zv/ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj, u shpreh se përfshirja e grave nën uniformën e Forcave të Armatosura vitet e fundit ka pësuar rritje te konsiderueshme duke tejkaluar objektivat. Musaraj tha se falë politikave efikase të ministrisë, sot 26% e burime njerëzore në Forcat e Armatosura janë femra.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›