E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Regjistrimi i popullsisë po vijon normalisht

Drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, ka deklaruar se procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave po vijon normalisht.
 

Në një konferencë për shtyp Nurja tha se “puna po kryhet me profesionalizëm dhe qytetarët shqiptarë kanë hapur dyert për 12 mijë anketuesit e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”.
 

Sipas saj janë hapur shumë zyra në çdo cep të Shqipërisë me qëllim kryerjen në mënyrë sa më profesionale të këtij procesi, për të cilin mblidhen të dhëna për të ardhmen e Shqipërisë”.
 

“Falenderojmë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin dhe i ftoj ata që të mbështesin anketuesit gjatë punës së tyre në terren”, theksoi ajo.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›