E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, merr pjesë në meshën e Kardinalëve

Pas disa ditësh në Tiranë, kardinalët e këshillit të konferencave ipeshkvnore europiane kanë marrë pjesë në kremtimin e meshës së përjavshme në katedralen e Shën Palit në Tiranë. Meshën e rastit e hapi arqipeshkvi I Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Rrok Mirdita.
E pranishme në këtë kremtim ishte edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila pas këtij momenti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Imzot Rrok Mirdita në Arqipeshkvinë e Kishës Katolike me këtë rast.
Gjatë kësaj pritjeje, Kardinali i Izraelit, ai i Hungarisë , i Italisë etj, i përcollën Kryetares së Kuvendit ftesën për të zhvilluar një vizitë në vendet e tyre.
Kryetarja e Kuvendit i përsëriti Kardinalit të Italisë edhe njëherë ftesën për një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Papa Benedikti i XVI në Shqipëri.
Për tre ditë radhazi në Tiranë është mbajtur Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›