Ivanoviç i kërkon Drevsit të pranojë bisedimet me serbët
Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i ka bërë thirrje komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, të pranojë bisedimet me përfaqësuesit serbë në lidhje me zgjidhjen e krizës në veri, duke thënë se "situata e tanishme është e paqëndrueshme".
Ivanoviç u ka thënë gazetarëve në Mitrovicë se serbët kërkojnë garanci se nuk do të përsëriten ngjarjet e 25 korrikut, kur "njësia speciale e Policisë së Kosovës u përpoq të marrë Bërnjakun dhe Jarinën".
Ivanoviç ka thënë se kjo është një "kërkesë modeste", por se pa realizimin e saj, serbët e veriut nuk do t`i heqin barrikadat.