INSTAT: Ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit ka qenë 5 shtetas/orë
Sipas dy censuseve të INSTAT-it (2001, 2011), i bie që popullsia banuese në Shqipëri të jetë pakësuar me rreth 240 mijë banorë në dekadën e fundit. Në ndryshimin e popullsisë ndikojnë lindjet, vdekjet dhe migrimi. Në faqen zyrtare të internetit të INSTAT-it ka informacion të plotë për lindjet e vdekjet deri në vitin 2008. (Si për shumë tregues të tjerë, INSTAT-i, edhe me të dhënat demografike, është i vonuar.) Sipas këtyre të dhënave, në periudhën 2001 2008, Shqipëria ka patur një shtesë natyrore prej 201,050 vetë (shihni tabelën e mëposhtme). Nëse përdorim këto të dhëna, lehtësisht mund të bëjmë projektimin deri në tetor 2011: I bie që popullsia të jetë shtuar me rreth 240 mijë vetë (në qoftë se nuk do të kishte patur fare migrim). Pra, i bie që migrimi neto (të ikur minus të ardhur) të ketë qenë afër gjysëm milioni. Ose, thënë ndryshe, i bie që ritmi i migrimit neto jashtë Shqipërisë në dekadën e fundit të ketë qenë 5 shtetas/orë.
Si ka mundësi që kjo të ketë ndodhur në një vend që ka përjetuar një nga mrekullitë më të mëdha ekonomike të Europës?
*respublica.al
|
VITI |
Vdekje | Lindje | Shtesa |
|
2001 |
15,813 |
54,283 |
38,470 |
|
2002 |
16,248 |
45,515 |
29,267 |
|
2003 |
17,967 |
47,012 |
29,045 |
|
2004 |
17,749 |
43,022 |
25,273 |
|
2005 |
17,124 |
39,612 |
22,488 |
|
2006 |
16,682 |
34,229 |
17,547 |
|
2007 |
14,528 |
33,163 |
18,635 |
|
2008 |
15,926 |
36,251 |
20,325 |
|
Përmbledhje |
132,037 |
333,087 |
201,050 |
