Inva Mula shtatzënë, pret një vajzë
Share
Sopranoja shqiptare me famë botërore është shtatzënë. Ajo pret një vajzë nga biznesmeni kosovar Hetem Ramadani. Lajmin e bën të ditur suplementi Bluetooth. Inva është në muajin e pestë të shtatzanisë. Sopranoja ka një djalë nga martesa e parë me Pirro Çakon dhe tani do bëhet nënë për herë të dytë. Hetemi vetë ka tre fëmijë nga martesa e parë, të treja vajza.