E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritja ekonomike 5.4 per qind

Tremujori i katert i vitit 2010 ka shenuar nje rritje te vrullshme ekonomike, sipas Institutit te Statistikes

Luljeta Ndoka

Tremujori i katert dhe i fundit i vitit 2010, ka shenuar nje rritje te vrullshme ekonomike, ne masen 5.4 per qind. Nderkaq, ne rang viti, rritja ekonomike per 2010-en, ka qene ne masen 3.9 per qind. Sipas eksperteve te Institutit te Statistikes, kjo rritje eshte e kenaqshme.

Rritja

Instituti i Statistikave, pasi ka mbledhur informacione deri ne mars te ketij viti, ka nxjerre dje raportin per Prodhimin e Brendshem Bruto, per tremujorin e katert te vitit 2010. Keshtu sipas INSTAT, ekonomia ne kete periudhe u rrit me 5.4 per qind kundrejt tremujorit te katert te vitit 2009, ndersa krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2010 u rrit me 1.2 per qind. Viti 2010, mbeshtetur mbi informacionet tremujore shenoi nje rritje prej 3.9 per qind krahasuar me vitin 2009. Sipas Institutit te Statistikave, ne kete tremujor deget qe kane pasur rritjet me te larta ishin industria, tregtia, transporti dhe sherbimet e tjera respektivisht me 24.4 per qind, 12.8 per qind, 7.1 per qind dhe 5.7 per qind, krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2009. Deget qe u paraqiten me renie ne kete tremujor, krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti te meparshem, ishin ndertimi me 14.8 per qind dhe post-komunikacioni me 5.0 per qind. Krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2010 me rritje me te larte u paraqiten deget, industria me 6.7 per qind, post-komunikacioni me 2.8 per qind, tregtia me 1.4 per qind dhe sherbimet e tjera me 1.1 per qind.

Grupet

Aktiviteti bujqesor ne tremujorin e katert te vitit 2010 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare, u rrit me 2.5 per qind dhe 0.6 per qind kundrejt tremujorit te trete te vitit 2010. Sa i perket grupit te industrive, ai pati rritjen me te madhe me 24.4 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2010 krahasuar kjo me tremujorin e katert te 2009. Krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2010, dega e industrise pati nje rritje prej 6.7 per qind. Aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e katert te vitit 2010, pati renien me te madhe me 14.8 per qind krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2009 dhe me 3.7 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2010. Nderkaq, grupi "Tregti, Hotele dhe Restorante" pati nje rritje prej 12.8 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2010 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe nje rritje prej 1.4 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2010. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e

katert te vitit 2010 u rrit me 7.1 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti

me pare dhe pati nje renie me 1.0 per qind ndaj tremujorit paraardhes.

Sektoret qe pesuan renie, ndertimi dhe post-komunikacioni

Dega e ndertimit dhe e transportit u shfaq me renie, krahasuar me tremujorin paraardhes, respektivisht me 3.7 per qind dhe 1.0 per qind. Dega e bujqesise per kete tremujor u rrit me 2.5 per qind, kundrejt tremujorit te katert te vitit 2009 dhe 0.6 per qind kundrejt tremujorit para-ardhes. Nderkaq, behet me dije se dega e post komunikacionit u shfaq me renie 5.0 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2010 perkundrejt tremujorit te katert te vitit 2009 dhe nje rritje me 2.8 per qind perkundrejt tremujorit te trete te vitit 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›