E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Tramvaj dhe zhvillim te lagjeve

Kandidati i "Aleances per Qytetaret" per kryebashkiak, Lulzim Basha, u ka premtuar dje banoreve te "Kombinatit", te cilet bejne pjese ne minibashkine numer 6, se do te beje gjithcka per permiresimin e jetes se tyre. Nder te tjera, Basha u ka premtuar banoreve se do te ndertoje nje tramvaj, ne menyre qe destinacionet e qytetareve te jene me te shpejta.

Takimi

"Kombinati", kjo lagje e rendesishme e Tiranes, me rreth 60 mije banore, vitet e fundit eshte "larguar" nga kryeqyteti dhe aktualisht gjendet nje ore larg qendres. "Nje ore bejme te shkojme ne Tirane me autobus", i thane banoret dje Lulzim Bashes, kandidatit per kryebashkiak ne Tirane. Lulzim Basha degjoi shume ankesa per transportin dhe i siguroi banoret duke u shpjeguar atyre planin qe ai ka. "Pikat me te largeta do te kene lidhje shume me te mira permes tramvajit, rruges se vet te dedikuar dhe te pavarur nga trafiku", u tha Basha banoreve. Transporti publik eshte nje nga problemet qe ka kjo zone. Sa me thelle te depertosh neper lagje, aq me shume dalin ne siperfaqe mangesite e medha ne infrastrukture. Banoret i treguan Bashes mungesen e pusetave dhe pasojat qe sjell kjo situate. "Ujerat e zeza jane ngado", ankohen banoret. Rruget jane te prishura. Femijet nuk kane ku te luajne. Te moshuarit nuk kane nje hapesire ku te clodhen.

Premtimet

"Do ta bej rrugen, por do ta bej me plan zhvillimi, ku te kete edhe shesh per te luajtur femijet dhe per te kaluar kohen te moshuarit", u angazhua Lulzim Basha gjate takimeve qe pati ne Kombinat me qytetaret. Banesat jane te vjetra dhe ne gjendje te renduar. Banoret i kerkuan Bashes qe te nderhyje. Kandidati per kryebashkiak ne Tirane i garantoi qytetaret se per te gjithe hallet dhe problemet qe ata kane do te kene vemendjen e tij te vazhdueshme kur ai te jete ne krye te bashkise. Dje ishte dita e peste e fushates se kandidatit per kryebashkiak ne Tirane, Lulzim Basha, ne turin e tij te degjimit te halleve te banoreve dhe ofrimit te zgjidhjeve per problematiken e akumuluar ne vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›